“Shkrimi i një Projekti të suksesshëm” / “BE për Bashkitë”, dhe “Bashkitë për në Evropë”, sesione trainimesh në Lezhë

Projektet “BE për Bashkitë” dhe “Bashkitë për në Evropë 2.0”, të financuara nga Bashkimi Evropian kanë organizuar në Lezhë seanca informimit dhe trainimi mbi “Shkrimin e një Projekti të suksesshëm”, ku kanë marrë pjesë bashkitë që kanë interes të aplikojne në thirrjen e dytë të skemës së Granteve të projektit BE për Bashkitë (EU for Municipalities - EU4Municipalities).
Fillimisht, përfaqësuesit e Njësive të Integrimit janë njohur me prezantimin hap pas hapi të formatit dhe procedurave të Thirrjes së Dytë të Skemës së Granteve të “BE për Bashkitë” (EU4Municipalities), një sesion ky i mbajtur nga ekipi i projektit “BE për Bashkitë” (EU4Municipalities).
Në pjesën e dytë, aktiviteti ka vazhduar me trajnimin mbi “Ciklin e Shkrimit të një Projekti të Suksesshëm”, bazuar në qasjen e Ciklit të Menaxhimit të Projektit, i menaxhuar nga projekti “Bashkitë për në Evropë” dhe me praninë e ekspertëve të jashtëm.
Gjatë trainimit, janë asistuar të gjithë aplikantët e interesuar për shkrimin e projekteve për thirrjen e dytë të Skemës së Granteve të “BE për Bashkitë”.
Metodologjia e trajnimit u fokusua në shpjegimin e hapave për hartimin e një projekti bazuar në qasjen e Ciklit të Menaxhimit të Projektit (PCM approach), si një ushtrim i kombinuar mes orientimit të trajnerëve dhe simulimit të hartimit të një projekti të improvizuar nga vetë pjesëmarrësit gjatë ditëve të trajnimit.