“Bashkitë për në Evropë” përmbyll ciklin e trainimeve për Integrimin Evropian në nivel Vendor

  • Posted on: 4 July 2022
  • By: admin

“Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ka përmbyllur në datat 27-28 qershor ciklin e trajnimeve rajonale për "Integrimin Evropian në Nivel Vendor" së bashku me ASPA-n dhe grupin e 4-rt të stafeve të reja të Njësive të Integrimit Evropian.
Znj. Adela Kula Drejtoresha e Komponentit të Trajnimeve pranë ASPA-s, e cila na është bashkuar në rrugëtimin tonë, shprehu edhe njëherë mbështetjen dhe rëndësine e të tilla takimeve që jo vetëm japin njohuri e informacione të nevojshme për stafet e Njësive të Integrimit, por edhe forcojnë rrjetin e këtyre Njesive.
Trajnimit iu bashkua dhe Blerta Como, Drejtuesja me përvojë e Njësisë së Integrimit Pogradec, e cila ndau përvojën në lidhje me punën në njesi dhe rëndësinë e koordinimit e bashkëpunimit.
Një moment i veçantë i këtij trainimi ka qenë ndërhyrja përmes një fjale përshëndetëse e Z. Orlando Fusco, menaxher programi pranë Delegacionit të BE në Tiranë. Z. Fusco ka qenë një mbështetës i palëkundur i projektit, dhe para se të largohet në një mision në një tjetër vend të rajonit tonë, ai është përshëndetur me drejtuesit dhe stafet e njësive, të cilët nga ana e tyre kanë shprehur mirënjohjen për punën e bërë së bashku gjatë këtyre viteve.