“Bashkitë për në Evropë”, dy ditë sesione informuese mbi Horizon 2021-2027

  • Posted on: 18 February 2022
  • By: admin

Për dy ditë me radhë, Projekti “Bashkitë për në Evropë” ka zhvilluar sesionet e informimit me stafet e Njësive të Integrimit Evropian, mbi programin “Horizon Europe”, i cili është ndër të parët nga programet e reja të BE, që kanë hapur thirrjet. 
Sesioni i parë i informimit/trainimit është fokusuar tek bashkitë, ku një prezantim mbi këto programe dhe theksin që bashkitë duhet të vendosin për të përfituar sa më shumë prej tyre, e ka bër Znj. Mirela Muça, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Kërkimin Shkencor dhe INovacionin (AKKSHI).
Z. Orlando Fusco, Menaxher Programi për Qeverisjen e Mirë në delegacionin e BE në Shqipëri, u shpreh se “ne besojmë se këto iniciativa janë shumë të nevojshme dhe padyshim, të dobishme. Të nevojshme sepse pasi Komisioni Evropian ka miratuar gjeneratën e re të Programeve të Bashkimit për periudhën buxhetore 2021-2027, institucionet shqiptare kanë shprehur interes dhe po negociojnë me Komisionin Evropian pjesëmarrjen e vendit në të njëjtin numër programesh”. Megjithatë, ka vazhduar më tej Z. Fusco “duhet theksuar se shumica e programeve të Unionit ose janë bashkuar tani, janë riorganizuar ose rikonfiguruar në programe më të mëdha; në disa raste fushat e ndërhyrjeve kanë ndryshuar dhe Horizon Europe është një prej tyre. 
Prandaj, seanca informimisi kjo janë shumë të nevojshme, si për të informuar bashkitë mbi mundësitë dhe modalitetet e reja të programit Horizon Europe, ashtu edhe për t'u ofruar atyre informacionin e nevojshëm se si të aplikojnë me sukses dhe si të shpërndajnë informacionin për grupet e tjera të interesuara brenda komuniteteve të tyre”.
Gjate takimit kanë ndarë përvojat e tyre të suksesshme koleget e Njësive të Integrimit Evropian, Adela Krajka nga Bashkia Tiranë dhe Denisa Mamillo, nga Bashkia Përmet.