Partnerët e Shqipërisë Europiane

Deri më sot, Qendra e Informacionit të Drejtpërdrejtë Europe Direct Puglia, ku unë punoj, ka qenë gjithmonë anëtare e Rrjetit Zyrtar të Informacionit të BE-së (2005-2008; 2009-2012; 2013-2017; 2018-2020) dhe ka qenë aktive që nga viti 2005, i zbauar/ marrë përsipër nga Universiteti i Barit - Departamenti i Shkencave Politike.
Shërbimet bashkëveprojnë me publikun në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, duke ju përgjigjur kërkesave për informacion ose ndihmë/asistencë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin me qytetarët dhe bizneset, por edhe në dëgjimin e reagimeve të tyre dhe mësimit nga nevojat e tyre.
Në Evropë, kërkesa për shërbime sociale po rritet për shkak të ndryshimeve demografike dhe shoqërore, per shkak te ndikimit të krizës ekonomike, dhe rritjes së shkallës së papunësisë, varfërisë dhe përjashtimit social. Në të njëjtën kohë, buxhetet publike po pakësohen dhe shpenzimet për shërbimet sociale janë shkurtuar në shumë shtete anëtare, për të zbatuar masat shtrënguese.
Në modernizimin e shërbimeve sociale për t'iu përgjigjur më mirë nevojave në ndryshim, sfidave shoqërore (p.sh. plakjen e popullsisë) dhe kufizimet financiare, autoritetet kombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian gjithnjë e më shumë po diversifikojnë mënyrat në të cilat organizohen, sigurohen dhe financohen këto shërbime (p.sh. decentralizimi në rritje, kontraktimi i shërbimeve nga ofrues fitimprurës private ose jofitimprurës). Rrjedhimisht, një pjesë në rritje e këtyre shërbimeve tani i nënshtrohen fushëveprimit të rregullave të Komunitetit mbi konkurrencën dhe tregun e brendshëm.