Skip to main content
  • Bashkia Patos, aktivitete me të rinjtë

    Sektori i Integrimit Evropian pranë Bashkisë Patos organizoi aktivitet informues me të rinjtë e qytetit në kuadër të “Ditës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” që kremtohet çdo 28 Janar në Europë dhe në mbarë botën si “Dita e Privatësisë”.
    Qëllimi i aktivitetit është ndërgjegjësimi i të rinjve për përdorimin më të sigurt të rrjeteve sociale, si dhe njohja me legjislacionin e BE-së dhe atë shqiptar për të drejtat e njeriut në këtë fushë, e çka është më e rëndësishmja, si t'i ushtrojnë këto të drejta në veprimet e tyre të përditshme.

  • "Dhuro një libër për bibliotekën". Aktivitet me të rinjtë e Gjirokastrës

    “Dhuro një libër për bibliotekën”, ishte tema e aktivitetit të organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit nga Njësia e Integrimit Europian në Bashkinë Gjirokastër, në mjediset e bibliotekës së qytetit. 
    Me të rinjtë e Këshillit Vendor Rinor njëkohësisht lexues të rregullt të bibliotekës, gjatë aktivitetit i dhuruan rreth 30 tituj librash të zhanreve të ndryshëm për të gjitha grupmoshat e fëmijëve.
    Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për në Evropë”.
    #bpe #bashkitëpërnëevropë #municipalitiesforeurope
     

  • Dita Botërore e Drejtësisë Sociale, Bashkia Shkodër aktivitet me nxënës të 9-vjeçares

    Më 26 Nëntor 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi të aprovojë 20 Shkurtin si Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale.
    Kjo ditë njeh nevojën për të promovuar drejtësinë sociale, e cila përfshin përpjekje për të trajtuar çështje të tilla:
    varfëria,
    gjithëpërfshirja,
    barazia gjinore,
    papunësia,
    të drejtat e njeriut,
    mbrojtja sociale.

  • Dita e Internetit të Sigurt, më shumë ndërgjegjësim për të gjithë

    Dita e Internetit të Sigurt, e cila festohet çdo vit, është një nismë globale që synon të promovojë përdorimin më të sigurt dhe më të përgjegjshëm të teknologjisë online dhe telefonave celularë, veçanërisht ndër fëmijët dhe të rinjtë në të gjithë botën. 
    Kjo ditë inkurajon përdoruesit të jenë më të vetëdijshëm për çështjet e sigurisë në internet, siç janë bullizmi kibernetik, rrjetet sociale, identiteti dixhital dhe rëndësia e ruajtjes së privatësisë në internet.

  • Dita ndërkombëtare e grave dhe vajzave në shkencë

    … dhe dita ndërkombëtare e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. Aktivitete nga Bashkia Patos