Skip to main content
Submitted by admin on 18 June 2019

19 PRILL 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë bashkisë Belsh, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të "Qendrës për Planifikimin dhe Zhvillimin e Rajonit të Pologut" në Maqedoni, z.Fatmir Sahitaj, me dt.19.04.2019, prezantuan përpara Këshillit të Bashkisë Belsh, projektin “DETOUR” (Development of Tourism Products Through Utilization of Resources).

Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit kanë qenë edhe shumë të rinj, të ftuar që të informohen dhe të diskutojnë në lidhje me këtë projekt, për të cilin Bahkia e Belshit është bashkë-aplikuese në kuadër të Programit “IPA-Cross Border” (bashkëpunimi ndërkufitar) Maqedoni-Shqipëri.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë zhvilluar një diskutim tejet konstruktiv, ndërkohë që si ata, ashtu edhe të rinjtë e pranishëm, kanë marrë informacion të zgjeruar në lidhje me asistencën financiare që Bashkimi Evropian u ofron autoriteteve vendore.

Po kështu, të pranishmit kanë shtuar njohuritë e tyre në lidhje me projektet e ndryshme, të cilët kanë fituar një rëndësi të veçantë për shkak të kontributit në zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve lokale.

Në fund të mbledhjes së Këshillit, kryetari Z. Bujar Blogu, informoi të rinjtë e pranishëm se Njësia për Koordinimin Evropian dhe Ndihmën e Huaj pranë Bashkisë Belsh, në kuadër të Javës së Evropës do të organizojë Këshillin Bashkiak Rinor.

Për një ditë, do të jenë ata Këshilltarët e vërtetë që do të diskutojnë për fatet e komunitetit. Në fund të këtij takimi, do të dilet me një dokument që do t’i adresohet Bashkisë së qytetit, me kërkesa të të rinjve për hapat që duhen ndërmarrë dhe që do të sillnin zhvillim për komunitetin.