Zhvillimi i komuniteteve lokale, përmes asistencës së BE-së. Të rinjtë informohen në Këshillin Bashkiak të Belshit mbi mundësitë e disponueshme

  • Posted on: 6 May 2019
  • By: admin

19 PRILL 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë bashkisë Belsh, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të "Qendrës për Planifikimin dhe Zhvillimin e Rajonit të Pologut" në Maqedoni, z.Fatmir Sahitaj, me dt.19.04.2019, prezantuan përpara Këshillit të Bashkisë Belsh, projektin “DETOUR” (Development of Tourism Products Through Utilization of Resources).

Të pranishëm në mbledhjen e Këshillit kanë qenë edhe shumë të rinj, të ftuar që të informohen dhe të diskutojnë në lidhje me këtë projekt, për të cilin Bahkia e Belshit është bashkë-aplikuese në kuadër të Programit “IPA-Cross Border” (bashkëpunimi ndërkufitar) Maqedoni-Shqipëri.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë zhvilluan një diskutim tejet konstruktiv, ndërkohë që si ata, ashtu edhe të rinjtë e pranishëm, morrën informacion të zgjeruar në lidhje me asistencën financiare që Bashkimi Evropian u ofron autoriteteve vendore dhe qytetarëve.