Trajnim mbi ngritjen e kapaciteteve për pushtetin vendor në lidhje me procesin e integrimit evropian të vendit

  • Posted on: 30 October 2018
  • By: admin

Në datat 1 dhe 2 Tetor, projekti Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit që mbulon edhe çështjet e pushtetit vendor, si dhe me mbështetjen e programit TAIEX “ Technical Assistance and Information Exchange instrument of the European Commission” – “Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian”, zhvilloi trajnimin dy ditor me temë: “Ngritjen e kapaciteteve për pushtetin vendor në lidhje me procesin e integrimit evropian të vendit”.

Në këtë trajnim, morën pjesë të gjithë koordinatorët vendor të 61 Këndeve të BE të ngritura në të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

Lektorët e këtij trajnimi ishin : Z. Jan Hauser, Ekspert në Departamentin e Fondeve Evropiane në Bashkinë e Pragës, Republika Çeke, si dhe Z. Mr Grzegorz Oraëiec, Drejtor në Departamentin e Politikave Rajonale, në Zyrën Marshall të Bashkisë Śëiętokrzyskie, në Poloni.

Ndër temat më të rëndësishme që u trajtuan gjatë këtij trajnimi ishin: 

  • Mekanizmat institucionalë / sistemet për të administruar procesin e integrimit evropian në nivel vendor;
  • Organizimi i departamenteve të pushtetit vendor, të përfshira në koordinimin e procesit të integrimit evropian në nivel bashkiak;
  • Ngritja e kapaciteteve të administratorëve vendorë në procedurat e BE;
  • Rritja e ndërgjegjësimit mbi procesin e integrimit evropian, politikat dhe institucionet e BE;
  • Matja e performancës së bashkive kundrejt zbatimit të kritereve ekonomike dhe politike evropiane – fuksioneve të deleguara në nivel vendor;
  • Etj….

Takimi u përshëndet edhe nga Z Orlando Fusco, Atashe për qeverisjen e mirë pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili në fjalën e tij theskoi se: “Ky trajnim është shumë i rëndësishëm dhe vjen në një kohë shumë të përshtatëshme, duke qenë se në po shkojmë nga Këndet e BE tek Njësitë e Integrimit Evropian në secilën bashki.. Bashkitë janë në zemër të procesit të integrimit evropian duke parë se Shqipëria po i afrohet gjithmonë e më shumë Qershorit të vitit 2019”.

Ndërsa Z.Mr. Bekim Murati, drejtor i Agjënsisë për Vetëqeverisjen Vendore, në fjalën e tij u shpreh se: “Unë Ju inkurajoj që të angazhoheni plotësisht më ekspertë e TAIEX, pasi ata  shpjegojnë eksperiencën e tyre të vlefëshme. Si Koordinatorë vendor, ngritja e aftësive tuaja është thelbësore, mbi rrolin që bashkitë do të luajnë në procesin e integrimit evropian të vendit”.