Takim informues me Këshillin Rinor

  • Posted on: 9 October 2018
  • By: admin

Ne date 19 Prill 2018, Koordinatori dhe zv/Koordinatori i Kendit te BE pranë Bashkisë Elbasan, zhvilluan një sesion informimi me Keshillin Rinor Elbasan në ambjentet e shkollës së mesme Vasil Kamami të këtij qyteti.

Në këtë takim, anëtaret e Këshillit Rinor Elbasan, njëkohësisht edhe nxënës të shkollave të mesme të ndryshme të qytetit u informuan mbi projektin Bashkitë për në Evropë, si dhe rrolin dhe funksionin e Këndit të BE në qytetin e Elbasanit.

Më tej, takimi vejoi me një prezantim të detajuar të Bashkimit Evropian për këtë grup moshë: institucionet, politikat, funskionimi si dhe pregrament e ndryshme për të rinj te BE.