Skip to main content
Submitted by admin on 16 October 2018

Në datën 3 Prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë Kuçovë organizoi një takim me të rinjtë e Qendrës Rinore Kuçovë.

Gjatë këtij takimi, të rinjtë u njohën nga Koordinatori Lokal i BE në këtë qytet, me qëllimin e hapjes së Këndit të BE, mënyrën e funksionimit të tij, si dhe patën rastin të konsultojnë materiale të ndryshme promovuese të Bashkimit Evropian që ndodhen në stendat e Këndit.

Pas prezantimit me Këndin, të rinjtë ndoqën një session informimi mbi BE : historikun, institucionet dhe programet e ndryshme të saj, të cilat kanë në qendër të vëmëndjes të rinjtë.