Të rinjtë dhe integrimit evropian

  • Posted on: 8 January 2019
  • By: admin

Në datën 16 Maj 2018, Këndi i BE-së në bashkinë e Patosit vizitoi mini-këndin e BE-së të hapur rishtazi në shkollën e mesme të përgjtihëshme "Zhani Ciko"të qytetit. Koordinatorët e këndit të BE, janë kujdesur që kjo hapësirë që flet për BE në ambjentet e kësaj shkolle të gjejë angazhimin e plotë e nxënësve të kësaj shkolle me qëllim që ata vetë ta pasurojnë këtë kënd me më shumë materiale informuese, si dhe të mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme, si ky që u zhvilluar gjatë kësaj vizite : Rrathet Olimpikë – një aktivitet i cili zhvillon fantazinë e fëmijëve duke u nisur nga simbole të ndryshme të trashëgimisë kulturore evropiane.