Të njohim BE

  • Posted on: 8 October 2018
  • By: admin

Në kuadër të "Javës së Evropës" Këndi i BE-Durrës në bashkëpunim me "Klubin e Juristëve" të Universitetit "Aleksander Moisiu" në këtë qytet, zhvilloi një orë të hapur në shkollën e mesme të përgjtihëshme"Gjergj Kastrioti" me temë " Të njohim institucionet e BE-së". 

Gjatë këtij takimi, nxënësit e kësaj shkolle dhe të pranishmit, jo vetëm u njohën me institucionet e BE-së dhe funksionet e tyre, por patën rastin gjithashtu të shikonin edhe videomesazhin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë, Znj Federica Mogherini me rastin e "Ditës së Evropës"