Të ndryshëm, por të barabartë. Njësia e Integrimit Mat, në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara

  • Posted on: 14 June 2020
  • By: admin

Njësia e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Mat, prej disa ditësh ka nisur punën për shpërndarjen e dhuratave të zgjedhura posaçërisht për të gëzuar fëmijët në nevojë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. 

Këto dhurata janë mundësuar nga “Projekti Bashkitë për në Evropë”.

Ato u shpërndanë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Mat, ndërkohë që një falënderim shkon për të gjithë administratorët e Njësive Administrative, mësuesit kujdestarë dhe ata ndihmës, për gatishmërine e treguar gjatë periudhës së takimeve dhe bisedave të këndshme me këta fëmijë, që mund të jenë të ndryshëm, por janë të barabartë dhe meritojnë të njëjtat shanse si të gjithë fëmijët e tjerë. / bpe.al