Sot qytetar shqiptar, nesër qytetar europian! "Dita Botërore e Popullsisë", Patos

  • Posted on: 21 August 2019
  • By: admin

Në kuadër të Ditës Botërore të Popullsisë, Këndi i BE-së pranë Bashkisë Patos, ka zhvilluar një takim me tematikë “Planifikimin Familjar”.

Rëndësia e planifikimit familjar, jo në kuptimin klasik të tij, ishte objekt i tryezës së rrumbullakët në Qendrën Shëndetësore Patos, ku drejtoresha e kësaj qendre Znj. Albiona Lamaj, diskutoi me të rinjtë prirjet që kanë sot familjet shqiptare, të cilat karakteriozhen nga numri i ulët i lindjeve. Të dhënat e fundit të EUROSTAT, janë bërë pjesë e diskutimit të të rinjve, të cilët kanë folur mbi tkurrjen e puopullsisë shqiptare dhe rritjen e popullsisë europiane, si ka qenë prirja e demografisë shqiptare dhe asaj europiane, ku po shkojnë sot të rinjtë.