Skip to main content

Raporti i dytë i Vlerësimit të Procesit të Integrimit u prezantua sot, e enjte 05.03.2020 në Bashkinë Skrapar. Cila është qasja e Bashkive në vend ndaj procesit të integrimit, nismat dhe projektet përmes së cilave bashkitë mund të marrin rol faktorial në përshpejtimin e këtij procesi, këto edhe shumë të tjera u trajtuan në takimin e mbajtur mesditën e sotme në Çorovodë. Takimi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Skrapar z. Adriatik Mema, i cili gjatë mesazhit të dhënë vlerësoi nismat e marra deri tani nga të gjithë institucionet dhe organizmat dhe vlerësoi rolin që ka autoriteti vendor. Në takim merrnin pjesë, znj. Enkelejda Bregu, Menaxhere programit për politikat sociale dhe barazinë gjinore në Delegacionin e BE në Tiranë, z. Bekim Murati, Drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, znj. Jolanda Trebicka, Drejtuese e Projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe Znj. Iva Çoku.