Skip to main content

“Bashkitë për në Evropë”, dhe ASPA zhvillojnë në Krujës, trajnime me stafet e reja të Njësive të Integrimit Evropian
Projekti “Bashkitë për në Evropë”, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), kanë zhvilluar në datat 29-30-31 mars 2023, në qytetin e Krujës, një trajnim 3-ditor me stafet e reja të Njësive të Integrimit Evropian në 61 bashki,  si dhe ekipet e përfshira në shkrimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nën skemën e granteve të “EU for Municipalities”.
Trajnimi është fokusuar, në dy ditët e para të tij, në shpjegimin e hapave për hartimin e një projekti si një ushtrim i kombinuar mes orientimit të trajnerëve dhe simulimit të hartimit të një projekti të përzgjedhur nga vetë pjesëmarrësit, demonstrim hap pas hapi si të plotësojmë një aplikim për projekt-propozim bazuar në një model/dokument konkret dhe, ditën e tretë, ekspertët e EU4M kanë shpjeguar nëpërmjet shembujve praktikë, cilat janë problematikat dhe rastet e suksesshme gjatë shkrimit të propozimeve.
Stafet e Njësive të Integrimit Evropian janë njohur me tema konkrete të përditshmërisë së punës së tyre, si gjetja e partnerëve në thirrjet e BE-së: demonstrim të disa thirrjeve të hapura dhe hapat që duhen ndjekur në aplikimet për financime nga projektet e Bashkimit Evropian, si dhe demonstrime hap pas hapi të plotësimit të një aplikimi bazuar në një model/dokument konkret.