Skip to main content

Projekti “Bashkitë për në Evropë”, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, kanë zhvilluar në datat 5-7 Prill 2023, në qytetin e Shëngjinit, trajnimin e radhës me përfaqësuesit punësuar rishtaz, në Njësitë e Integrimit Evropian në Bashkitë e Shqipërisë.
Trajnimi 3-ditor ka patur si fokus temat e Menaxhimit të Strukturave të Integrimit Evropian në nivel vendor, funksionet e tyre, si dhe elementët e komunikimit dhe të vizibilitetit.
Gjatë ditëve të trajnimit, që është zhvilluar duke alternuar prezantimet teorike të ekspertëve të projektit “Bashkitë për në Evropë”, me ushtrime praktike dhe situata reale, përfaqësuesit e Njësive të Integrimit janë njohur në ditën e parë, me tema të tilla si Roli i qeverisjes vendore në procesin e Integrimit Evropian; Historiku i krijimit të Njësive të Integrimit Evropian në nivelin Lokal të Shqipërisë në BE ndërkohë që dita e dytë dhe e tretë janë fokusuar tek Komunikimi i Brendshëm institucional dhe Komunikimi i jashtëm me palë të treta, si dhe teknikat e të folurit në publik dhe marrëdhëniet publike.