Shërbimet e projektit: Bashkitë për në Evropë

Projekti Bashkitë për në Evropë, është një nismë e Bashkimit e Evropian, e cila synon të rrisë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri në kuadër të proçesit të integrimit evropian të vendit, duke ngritur në secilën bashki një zyre të BE që do të jetë edhe pika e referencës në çdo bashki, jo vetëm për punonjësit e administrative vendore, por edhe për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit në nivel vendor. 

Në proçesin e funksionimit të Këndeve të BE, këta të fundit kthehen në bashkëpunëtorin më të ngushtë të projetit, duke pasur dy funksione brenda tyre : 

  • Forcimi i kapaciteteve të njësive të tyre të qeverisjes vendore në lidhje me funksionimin e tyre brenda standarteve evropiane si dhe përthithja e fondeve evropiane mbi bazë projektesh.
  • Të shërbejnë si pika kontakti për njësinë e tyre të qeverisjes vendore, por edhe për të gjithë shoqërinë në rajonin e tyre, në lidhje me informimin për Bashkimin e Evropian.

 

A. Këndet e BE, me mbështetjen e projektit Bashkitë për në Evropë, luajnë rrolin e  forcimit të kapaciteteve të njësive të tyre të qeverisjes vendore në lidhje me funksionimin e tyre brenda standarteve evropiane si dhe përthithja e fondeve evropiane mbi bazë projektesh. Në këtë proçes rroli dhe shërbimet e projektit si dhe i Këndeve të BE në secilën bashki është:

  • Të rrisin ndërgjegjësimin në NJQV – të e tyre, mbi Instrumentin e Para Aderimit ( IPA) si dhe fondeve të tjera të Bashkimit Evropian të vlefshëme për bashkitë shqiptare dhe qyetaret e tyre nëpërmjet historive të suksesit me projekte konkrete.
  • Të rrisin kapacitetet e paleve të interesuara në NJQV –të e tyre, në fushën e përfitimit të fondeve IPA si dhe fondeve te tjera te BE, nëpërmjet transmetimit të njohurive se si të shkruajnë dhe konceptojne një projekt – propozim dhe të përmbushin aplikimet e duhura.
  • Te rrisin njohuritë dhe kuptimin e qarte të BE në NJQV –të e tyre, objektivat, politikat, prioritetet, institucionet dhe prespektivat e BE, si dhe të ofrojnë informacionin e duhur për mitet apo keqkuptimet në proçesin e pranimit të Shqipërisë në BE.
  • Të rrisin në bashkite e tyre, kapacitetet për të marë, përvetësuar dhe shpërndarë informacion në lidhje me BE, të përshtatshëm si për publikun ashtu edhe për punonjësit e NjQV –ve të tyre.
  • Të rrisin kapacitetet e bashkive të tyre, si për publikun ashtu edhe për administratat e bashkive, për të marre informacion, por dhe opinione e mendime, të cilat mund të informojne qeverine shqiptare por edhe partnerët ndërkombëtare evropianë, në lidhje me planfikimin e ndërhyrjeve të tjera.  
  • Të rrisin sinergjitë në NJQV-të e tyre, me aktorë të tjerë si dhe pale të interesuara, në mënyrë të veçante me Shtëpinë e Evropes (House of Europe) në Tirane, shtetet anetare të BE, me qellim marrjen e informacionit mbi BE, ndarjen e eksperiencave më të mira  me vendet e BE dhe proçesin e integrimit të Shqiperisë në BE.

B. Këndet e BE, me mbështetjen e projektit Bashkitë për në Evropë, duhet të shërbejnë si pika kontakti për njësinë e tyre të qeverisjes vendore, por edhe për të gjithë shoqërinë në rajonin e tyre në lidhje me informimin për Bashkimin e Evropian. Në këtë proçes, rroli i Këndeve të BE në bashkëpunim me projektin Bashkitë për në Evropë është:

  • Ti përgjigjet pyetjeve të të gjithe qytetarëve apo grupeve të interesit në bashkinë e tij, në lidhje me të gjithë informacionin që ka të bëjë me BE, duke përfshirë, fondet, politikat, të drejtat e njeriut etj…
  • Të ftojë qytetarët e të gjitha grup - moshave dhe profesioneve që të vizitojne Këndin e BE dhe të njihen me nga afer me çdo gjë që ka të bëjë me BE –në.
  • Të shpërndajë njohuri, dokumenta dhe publikime të botuara nga BE apo të përkthyera në shqip nga aktorë të ndryshëm institucionalë apo të shoqerisë civile në Shqipëri si dhe projekte të financuara nga BE,  në lidhje me BE.
  • Të shërbejë si një burim informacioni për çdo çështje që lidhet me BE dhe që shqetëson qoftë anëtarë të stafit të bashkisë, qoftë komunitetin, pa dallim grup moshe apo shtrese sociale e përkatësie fetare.
  • Të shërbejë si një qendër reference për shoqerinë civile në rajonin ku ndodhet, në lidhje me informacionin që ka të bëjë me programet e ndryshme të financimit nga fonde të ndryshme të BE.
  • Të aksesojë dokumentat dhe publikimet zyrtare të Bashkimit Evropian, online apo të printuara dhe ti shpërndajë ato tek stafi i NJQV – së, si edhe tek e gjithë popullata që është e interesuar për to.
  • Të organizojë takime të shpeshta me grupe të ndryshme interesi apo të popullatës në rajonin e tij, me qëllim shpjegimin e BE: politikat, institucionet, prioritetet, proçesin e anëtarësimit të Shqiperise në BE, fondet e ndryshme evropiane në dispozicion për ta, etj…
  • Në rastin e planifikimit të një eventi që lidhet me një çeshtje të caktuar të BE, të sigurojë nëpërmjet projektit Bashkitë për në Evropë, prezencën e një eksperti “EU speaker” i cili mund të facilitoj√ më shumë dhënien e njohurive të duhura ndaj grupit të interesit në atë fushë për të cilën është organizuar ky event. 
  • Të organzojë vizita studimore me studentët, shoqerinë civile apo edhe grupe të ndryshme, pranë Këndit të BE, me qëllim ofrimin e informacionit të duhur rreth BE sipas kërkesave të vetë grupeve apo individëve që kërkojnë një shpjegim për një çështje të caktuar.
  • Së bashku dhe me mbështetjen e ekipit të projektit, të organizojë nje event madhor në NJQV- në e tij, në lidhje me një tematike të caktuar rreth BE. 
  • Të realizojë një kalendar të qartë aktititetesh informuese në lidhje me informimin e qytetarëve rreth BE.
  • Këndi i BE dhe kanalet e tij të komunikimit janë një përçues vendor i mesazheve që vijnë nga Delegacioni i BE në Tiranë si dhe shtetet anëtare të BE të akredituara në Shqipëri.