Riciklimi Kreativ

  • Posted on: 9 October 2018
  • By: admin

Nisma e qeverisë shqiptare për reduktimin e qeseve plastike ka filluar të japë efektet e para edhe në bashkinë Fushë – Arrëz.

Në këtë kuadër, grupi i të rinjve të rrethit të studimit "Riciklimi Kreativ" në Fushë - Arrëz mbështetur nga “Agroapuka” dhe “We Effect”, dy organizata që veprojnë në këtë rajon.  në bashkëpunim me këndin e BE të këtij qyteti, ndërmorën një fushatë ndërgjegjësuese për eliminimin e qeseve plastike.

Gjatë aktivitetit të tyre, ata u takuan me punonjësit e administratës së Bashkisë Fushë-Arrëz, komunitetin dhe bizneset, ku në mënyre simbolike dhuruan edhe trasta të krijura nga gratë artizanë përmes një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga organizata “Reggio Terzo Mondo” në territorin e kësaj bashkie.