Qëndro aktiv, stërvitu në shtëpi!

  • Posted on: 30 June 2020
  • By: admin

Njësia e Integrimit Evropian/Bashkia Patos së bashku me Qendrën për Zhvillim, Bashkëpunim dhe Integrim (CDCI Patos), kanë ndërmarrë nismën "Qëndro aktiv, stërvitu në shtëpi", për Klubin Sportiv "Albpetrol", volejboll për vajza.

Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, vajzave të ekipit u është dashur të stërviten edhe në shtëpi, ndaj ky projekt mundësoi disa mjete sportive dhuratë për ekipin që gjithësecila të ketë mjetet personale për t'u stërvitur.

Sigurimi i jetës së shëndetshme si një nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG3) dhe mbështetja e talenteve për vazhdimësinë e aktivitetit sportiv, kanë qenë në fokus të aktivitetit.

Njësia e Integrimit Evropian do të zhvillojë një seri aktivitetesh të cilat prekin targetgrupe të ndryshme të komunitetit, me mbështetjen financiare të projektik "Bashkitë për në Evropë".