Prezantimi i angazhimit të BE për Barazinë Gjinore

  • Posted on: 8 January 2019
  • By: admin

Në datën 14 Prrill 2018, në aktivitetin e përmuajshëm "E PREMTJA E GRAVE"  Këndi i BE në bashkinë Patos, prezantoi përpara përfaqësuesve të Platformës Lokale të Grave të qytetit, integrimin gjinor dhe rëndësinë e tij në proçesin e fuqizimit  të femrave në nivel lokal, bazuar në angazhimin e BE për barazinë gjinore dhe praktikat më të mira të saj.
Në fund të prezantimit u vu në evidencë fakti se administrata e Bashkisë Patos plotëson raportin gjinor pasi 53% e punonjësve janë femra dhe kryesisht janë në nivele drejtuese. 
Në fund të këtij takimi, aktiviteti vijoi me një performancë në të cilën konkurentët e pasaportës së bukurisë së qytetit “Miss&Mister Patosi 2018” realizuan një sfilatë të veshur me bluzat me logo të Knëdit të BE së qytetit, për ti dhënë një pamje më shumë visive ekzistencës së tij në këtë bashki.