Skip to main content
Submitted by admin on 21 August 2019

Përrenjas, 9 Maj 2019 –Në kuadër të festimeve të Javës së Evropës, që koordinatorët e Njësive të Integrimit Evropian në të 61 bashkitë e Shqipërisë, kanë zhvilluar me mbështetjen e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, një ide tejet të veçantë kanë patur nxënësit e Përrenjasit.

Vogëlushët e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” kanë zgjedhur që t’u bashkohen festimeve të Javës së Evropës, duke realizuar me duart e tyre, Muralen e Evropës, me një zotësi artistike që do ua kishin zili edhe të rriturit.

Nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e pakursyer të mësueseve Desdemona Kaca, Marie Bajlozi dhe drejtorisë së shkollës, nxënësit kanë dashur të japin nëpërmjet kësaj vepre artistike, mesazhin e tyre për të ardhmen që ata kërkojnë: një të ardhme Evropiane.