Përfaqësues të Delegacionit të BE në Shqipëri vizitojnë sipërmarjen në qytetin e Patosit

  • Posted on: 8 January 2019
  • By: admin

Në datën 8 Maj 2018, në kuadër të javës Evropiane, në përfundim të forumit "Bashkëbisedim për Bashkimin Evropian" ndalesa e radhës e përfaqësuesve të Delegacionit të BE në Patos ishte vizita në disa sipërmarrje të qytetit. 
Në qytetin e Patosit operojnë dy sipërmarrje të mëdha Fasonerie: “Picari” i cili prodhon dhe eksporton në tregun evropian këpucë dhe “Tur Tekstil” i cili prodhon dhe eksporton veshje.
Përfaqësuesit e Delegacionit të BE në Shqipëri u njohën me veprimtarinë e tyre, firmat për të cilat prodhojnë dhe informuan drejtuesit e këtyre sipërmarjeve mbi politikat e BE-së si dhe programet apo instrumentat e dryshëm financiarë që disponon Komisioni Evropian me qëllim mbështetjen e biznesit.