Aktivitete

Projekti “Bashkitë në Evropë” organizon 95 aktivitete gjatë Javës së Evropës. Nga Bjeshkët e Tropojës, në brigjet e Vlorës, nga Kalaja e Krujës deri në sokakët e Gjirokastrës, ka ushtuar zëri i të rinjve në aktivitetet e Javës së Evropës, për të shprehur fort dëshirën e rinisë shqiptare, për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
09 Maj 2019
Belsh, 10-11 Maj 2019 - Në kuadër të Javës së Evropes, dhe në bashkëpunim me “Këshillin Rinor Belsh”, “Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj” në Bashkinë Belsh, organizoi aktivitetin me tematikë: "Ndiz edhe ti fanarin tënd dhe shpreh ëndrrën tënde Evropiane”.
10 Maj 2019, 11 Maj 2019
Projekti Bashkitë për në Evropë", në bashkëpunim me ASPA ka nisur serinë e trainimeve me përgjegjësit dhe specialistët e Njësive të Integrimit Evropian, në të 61 bashkitë e Shqipërisë. Në datat 14-15 maj 2019, në Tiranë është zhvilluar trainimi i parë me Grupin e Parë të përfaqësuesve të Njësive të Integrimit Evropian.
14 Maj 2019, 15 Maj 2019
Në kuadër të javës Evropiane, Njësia e Intergrimit në Bashkinë Krujë organizoi aktivitetin “Rinia, Kultura dhe Historia, pasaporta e Shqipërisë për në BE”.
12 Maj 2019
9 MAJ – Në Ditën e Evropës, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në të 61 Bashkitë e vendit, Këndi i BE-së pranë Bashkisë Tiranë në bashkëpunim me shkollën e Mesme të Përgjithshme “Qemal Stafa”, kanë organizuar një debat mes të rinjve të shkollës me temën “Europa: Pro & Kundër”.
09 Maj 2019
Njësia për Integrimin Europian dhe Ndihmën e Huaj në Bashkinë Patos, zhvilloi aktivitetin e radhës në kuadër të Javës së Evropës, në Njësinë Administrative Zharrëz, ku është përqendruar veprimtaria më e madhe bujqësore dhe blegtorale e territorit të Bashkisë Patos.
09 Maj 2019