Njësia e Integrimit Mat dorëzon çmimet e Javës së Evropës

  • Posted on: 6 July 2020
  • By: admin

Njësia e Intergimit Evropian, Bashkia Mat organizoi një ceremoni për dorëzimin e çmimit të dytë në shkallë vendi për vizatimin më të mirë mbi COVID-19, realizuar nga nxënësja Kejsi MARKOLA, e Gjimnazit "28 Nëntori", si dhe Çmimin special për nxënësin Fatos BEQIRI, Gjimnazi "Pjetër Budi". 

Këto çmime u dorëzuan në kuadër të Konkursit të Javës Evropiane me tematikë: “Solidariteti dhe mbështetja reciproke në kohë të veshtira, si vlera të patjetërsueshme në themel të vetë BE-së”, organizuar nga Projekti “Bashkitë për në Evropë", ku morën pjesë të gjitha shkollat e Bashkisë Mat. 

Në këtë event morën pjesë Nënkryetari i Bashkisë Mat, Z. Myslym ZENELI, Drejtoresha e ZVA-së MAT, Shpresa TUSHA, si dhe përfaqësuesja e Sektorit të Arsimit Kulturës dhe Sportit Lindita BARÇI. / bpe.al