Një çantë për ty!

  • Posted on: 30 June 2020
  • By: admin

Njësia e Integrimit Evropian-Bashkia Patos së bashku me Kryetaren e Bashkisë Znj. Rajmonda Balilaj kanë shpërndarë disa shporta ushqimore për të moshuar në nevojë.

Këto shporta ushqimore të përgatitura nga Bashkia u janë bashkangjitur çantave me rrota që u janë dhuruar 25 të moshuarve të vetmuar të qytetit, me mbështetjen e projektit "Bashkitë për në Evropë".

Aktiviteti i konceptuar si "Wheels for life" në bashkëpunim edhe me Qendrën "CDCI Patos" ka sjellë këtë radhë një projekt të veçantë për këtë kategori duke i ardhur në ndihmë pensionistëve për të eleminuar peshat e rënda gjatë bërjes së pazarit, shmangur daljet e shpeshta dhe kontribuuar për mjedisin në tërësi duke eleminuar përdorimin e qeseve plastike.