Ngritja e Kapaciteteve për Koordinatorët Vendorë të BE

  • Posted on: 30 January 2019
  • By: admin

Projekti Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtëme,  Ministrinë e Punëve të Brendëshme, Erasmus Plus – Zyra SALTO – YOUTH e Burimeve të Evropës Jug – Lindore, Korpusin Evropian të Solidaritetit si dhe Organizatën “Përtej Barrierave”, organizoi në datat 19 – 20 Dhjetor 2018, në ambjentet e “House of Europe” në Tiranë, një takim dy ditor më të gjithë Koordinatorët Vendor të BE që drejtojnë “Njësite e Integrimit Evropian” në nivel Bashkiak, me temë: “Rritja e kapaciteteve të koordinatorëve vendor të BE”.

Përgjatë dy ditëve, pjesmarrësit ndoqen një cikël mjaft intesiv informacioni i cili u fokusua në detaje në lidhje me: 

  • Njohjen e skemës së financimit të programit të BE “IPARD 2014 – 2020”;
  • Njohjen me programin të BE për edukimin dhe sportet “Erasmus Plus”
  • Njohjen e detajuar të “Korpusit Evropian të Solidaritetit”; 
  • Njohjen e çertfikimit të produkteve agro - kulturore në nivel ndërkombëtar;
  • Prezantimin e procesit të negociatave në rrugën e integrimit evropian, duke qenë që 11 kapituj të “acquis communitaires” përfshojnë nivelin e qeverisjes vendore.
  • Rivlersimin dhe prezantimin e procesit të monitorimit të punës së qeverisjes vendore në procesin e integrimit evropian.
  • Prezantimin e metodologjisë së punës të projektit të financuar nga BE “RELOAD”, dhe që operon në disa Njësi të Qeverisjes Vendore.
  • Procesin e Institucionalizimit të njësive vendore të BE në secilën bashki të vendit.   

Ky takim dy ditor mori një rëndësi të veçantë jo vetëm për faktin që tashmë Këndet e BE pranë Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri janë në procesin e trasnforimimit në “Njësi të Integrimit Evropian”, çka do të thotë, më shumë staf të cilët do kenë nëvojë për më shumë njohur mbi BE dhe programet e saj. por mbi të gjitha për faktin që, duke u bërë të tilla, ato do të kenë një rrol parësor në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE për të gjitha çështjet që i përkasin nivelit të qeverisjes vendore në këtë proces.