Skip to main content

Në datën 29 Janar 2019, Njësia e Integrimit të BE-së në Bashkinë Pogradec në bashkëpunim me Ministrine e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Organizatën ‘Përtej Barrierave’, Pikë Kontakti për Programin Erasmus+ Youth in Action në Shqipëri si dhe European Solidarity Corpse (Trupat e Solidaritetit Evropian), organizuan një Ditë Informuese për të Rinjtë në lidhje me “Mundësitë për të Përfituar nga Programet e Bashkimit Evropian”. Ky aktivitet u organizua në kuadrin e Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Bashkitë për në Evropë”.  
Ky aktivitet i madh iu ofroi të rinjve një mundësi për t’u informuar mbi oportunitetet e trajnimit dhe edukimit që ofron Programi Erasmus+, Youth in Action, Programi ‘European Solidarity Corpse’, programet e tjera Evropiane, dhe si munden ata të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve, dhe çfarë aftësish do të marrin përmes tyre. Për ta bërë eventin më konkret, ndau eksperiencën e tij një nga ish-pjesëmarrësit e Programit Erasmus +, i cili dha detaje konkrete për mënyrën sesi mund të jesh pjesë dhe përfitimet që të ofron pjesëmarrja në këto programe. Njëkohësisht, të rinjtë e pranishëm u informuan mbi bursat studimore të Erasmus+, rritjen profesionale të të rinjve si dhe krijimin e rrjeteve rinore nëpërmjet këtyre eventeve. . Përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve prezente në takim, Znj. Jehona Varfi, theksoi angazhimin e institucionit për të krijuar një mjedis mundësues për aktvizimin e të rinjve e për të mbështetur të tilla inisiativa. 
Gjithashtu, me prezencën edhe të mësuesve si dhe të organizatave të shoqërisë civile u diskutua gjerësisht edhe në lidhje me mundësinë e përfshirjes së të rinjve në aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile. Një nga angazhimet e ndërmarra nga Bashkia ishte edhe ngritja e Këshillit Rinor pranë këtij institucioni dhe ndërkohë do të punohet ngushtë me mësuesit e shkollave dhe organizatat e Pogradecit për të përfshirë gjithnjë e më shumë të rinjtë në aktivitetet e tyre. Nga diskutimi u prek edhe mungesa e një informacioni të vazhdueshëm në lidhje me mundësitë që ofrohen nga Bashkimi Evropian. Për këtë, Njësia e Integrimit Evropian do të organizojë sesione të dedikuara në shkolla, me shoqërinë civile, grupet e interesit në lidhje me këto mundësi. Gjithashtu, do të zgjerohet databaza e aktorëve lokalë për të mundësuar shpërndarjen e njoftimeve dhe aktiviteteve që do të organizohen nga Njësia e Integrimit në Bashkinë Pogradec në periudhën në vijim.