Mbledhja e Komisionit të Integrimit në Përmet

  • Posted on: 23 April 2019
  • By: admin

Ditën e premte datë 12 PRILL 2019 Komisioni i Integrimit zhvilloi mbledhjen e radhës në Përmet. Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë e Përmetit, asistoi në organizimin e takimit.

Veç  anëtarëve të Komisionit, prezentë ishin edhe përfaqësues nga institucionet lokale, (Bashkia, Zyra Arsimore, Shkollat, etj.,) institucionet rajonale (Prefektura dhe Qarku), anëtarë aktivë të komunitetit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj.

Ndër temat që u trajtuan gjatë takimit ishin problematikat në lidhje me implementimin e projekteve të BE dhe roli i pushtetit lokal në informimin e duhur të komunitetit në lidhje me temat e ndryshme të BE dhe përfitimet e shumta për qytetarët.

Drejtuesja e Njësisë shpjegoi problemet  që po hasin bashkitë në implementimin e projekteve të BE dhe gjithashtu shpjegoi shkurtimisht punën e bërë nga kjo Njësi për informim dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për tematika të ndryshme të BE si dhe ofrimin e informacionit për fermerët dhe organizatat e shoqërisë civile në lidhje me fondet e Bashkimit Evropian.

Të njëjtat problematika, kryesisht me implementimin e projekteve të BE u ngritën dhe nga anëtarët e shoqërisë civile, prefektura dhe qarku.   

Në fund të takimit u theksua se rruga drejt integrimit evropian nuk është e lehtë, por e rëndësishme është bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithëve për ti shkuar në fund kësaj rruge.