Koordinatorët vendorë të BE, çertifikohen për trajnimet e mara nga projekti “Bashkitë për në Evropë”

  • Posted on: 26 December 2018
  • By: admin

Në datën 9 Nëntor 2018, në ambjentet e “Europe House” në Tiranë, projekti “Bashkitë për në Evropë” në bashkëpunim me ASPA - “Shkollën Shqiptare të Administratës Publike”, AMVV “Agjensinë për Menaxhimin e Vetëqeverisjes Vendore”, Ministrinë e Brendëshme, Ministrinë për Evropën dhe Punët e jashtëme si dhe me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, organizoi një ceremoni disa planëshe me koordinatorët vendorë të BE në të gjitha Bashkitë e vendit.

Ndër të tjera, gjatë kësaj ceremonie, u formos marëveshja midis Projektit “Bashkitë për në Evropë” dhe AMVV për administrimin e mëtejëshëm nga ana e kësaj agjencie publike, të platformës së brendëshme të komunikimit “NING”, platformë e cila vijon të shërbejë për të informuar dhe ndarë eksperincat më të mira të Këndeve të BE në të gjitha bashkitë e vendit.  Ndërkohë me ASPA, projekti Bashkitë për në Evropë, firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit për dorëzimin e të gjithë moduleve të trajnimit që shërbyen për të rritur aftësinë e koordinatorëve vendore përgjatë një viti, në lidhje me çështje të ndryshme të cilat do t’iu shërbejnë atyre në të ardhmen, jo vetëm për administrimin e Këndeve të BE në bashkitë e tyre, por mbi të gjitha, për të rritur kapacitetet në nivel vendor me qëllim përthithjen e fondeve të BE.  

Gjatë ceremonisë përfundimtare të shpërndarjes së çertifikatave për Koordinatorët vendor të BE, Z. Luigi Soreca, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili mori pjesë në këtë takim, u shpreh se: “Autoritetet lokale luajnë një rol vendimtar në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.  Së shpejti, do të vihen në dispozicion më shumë financime nga BE për qeverisjen vendore”