Konkursi mjedisor “Arti që fillon nga koshi”

  • Posted on: 8 January 2019
  • By: admin

Në datën 19 Prrill 2018, në kuadër të “Javës së Tokës”, këndi i BE-së në bashkinë Patos në bashkëpunim me zyrën e Mjedisit të kësaj bashkie, si dhe nxënësit e disa shkollave të qytetit, zhvilluan konkursin mjedisor “Arti që fillon nga koshi”.
Në këtë konkurs, nxënësit prezantuan disa objekte të përgatitura prej tyre me materiale të riciklueshme si dhe u testuan lidhur me njohuritë e tyre mbi legjislacionin evropian për mbrojtjen e mjedisit.
Në fund të konkursit, të gjithë së bashku, punonjës të administratës vendore, stafi i Këndit të BE dshe nxënësit, krijuan të gjithë sëv bashku,  hartën e problemeve mjedisore në qytetin e Patosit, ku gjithsecili paraqiti një problem mjedisor në lagjen ku ai / ajo jeton.