Komisionerja Ferreira: E ardhmja fillon këtu, në qytetet e Evropës!
Është një kënaqësi e madhe t'ju drejtohem si pjesë e Samitit Social të Qyteteve.
Temat e diskutimit që kanë zgjedhur organizatorët tanë janë të një rëndësie të madhe.
Ne kemi nevojë për një strukturë të fortë sociale, barazi territoriale dhe kohezion e bashkëpunim të mirë në të gjitha nivelet për të përballuar sfidat e sotme.
Jetojmë në kohë të paprecedentë.
Pabarazitë e vazhdueshme.
Konteksti sfidues ekonomik dhe gjeopolitik.
Përmbytjet, zjarret dhe valët e të nxehtit si dhe manifestime të tjera të ndryshimeve klimatike.
Një popullsi në plakje dhe rajone që përjetojnë ikje të konsiderueshme të trurit.
Këto dhe tendenca të tjera po i japin formë Evropës dhe kërkojnë veprimin tonë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë: dhe qytetet do të luajnë një rol kyç në këtë të ardhme.
Sepse qytetet janë një fushë beteje kyçe në luftën për përfshirje sociale. Sepse qytetet e të gjitha madhësive janë vend-ankorime rajonale dhe qendra shërbimi për rajonet. Dhe sepse qytetet janë udhëheqës dhe udhërrëfyes, në mënyra të reja të jetesës dhe punës, në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, dhe më gjerë!
Të dashur kolegë, e ardhmja fillon këtu, në qytetet e Evropës.
Dhe Politika e Kohezionit është këtu për të mbështetur investimet tuaja në këtë të ardhme.
Mbështetja e strategjive tuaja lokale, ambicieve tuaja sociale dhe ideve tuaja inovative.
Së pari strategjitë tuaja lokale. Qytetet kanë shumë nevoja, nga mbështetja e sipërmarrjeve dhe punësimit, deri te rigjenerimi i tokës, nga strehimi te shërbimet publike, nga transporti lokal i gjelbër deri te lidhjet me nyjet më të vogla rurale në afërsi ose rrjetet kryesore evropiane.
Siç e dini, të gjitha këto investime – dhe më shumë – duhet të bashkërendohen në nivel lokal, me mbështetjen e banorëve vendas.
Ata gjithashtu duhet të marrin parasysh ndikimin e tyre më të gjerë në zonat përreth, duke kontribuar në një zhvillim të përgjithshëm të ekuilibruar.
Programet e reja të Kohezionit kanë vendosour mënjanë 24 miliardë euro për të mbështetur këtë lloj zhvillimi të qëndrueshëm urban, duke përfshirë mbështetjen për më shumë se 400 Strategji të Zhvillimit Lokal të udhëhequra nga Komuniteti.
Së dyti, kohezioni është aty për të mbështetur ambiciet tuaja sociale. Programet e reja të Kohezionit po investojnë pothuajse 20 miliardë euro në prioritetin tonë të përbashkët për “Një Evropë më sociale dhe gjithëpërfshirëse”.
Fondet e kohezionit mbështesin investimet në punësim, në aftësi dhe në mbrojtje sociale.
Sidomos për njerëzit e pafavorizuar dhe zonat e pafavorizuara. Dhe veçanërisht për vendet që do të përballen me sfida serioze në të ardhmen, qoftë në rrugën drejt tranzicionit të gjelbër dhe dixhital, apo sfidat demografike.
Së treti, Politika e Kohezionit mbështet risitë tuaja.
Sfidat e reja kërkojnë mendim të ri, ide të reja dhe partneritete të reja.
Nëpërmjet instrumenteve të tilla si Veprimet Inovative Urbane, ose iniciativave të tilla si Bauhaus-i i Ri Evropian, Politika e Kohezionit mbështet testimin e këtyre ideve të reja, në mënyrë që sukseset të mund të përsëriten në të gjithë Evropën.
Për shembull, në vitet e ardhshme shumë qytete do të luftojnë për të tërhequr, zhvilluar dhe mbajtur talentet. Pra, si pjesë e Mekanizmit tonë të Përforcimit të Talenteve, kemi nisur një thirrje për projekte që testojnë zgjidhje të reja për shfrytëzimin e talenteve në qytetet në tkurrje.
Do ta mbyll duke thënë se e dimë që kohët janë të vështira. Dhe e dimë se qytetet e Evropës do të thirren të shfaqin lidership në këto kohë të vështira.
Pra, diskutimet tuaja sot, dhe në vitet në vijim, janë vendimtare për të ardhmen tonë.
Dhe mund të besoni në Politikën e Kohezionit për të mbështetur investimet tuaja. Strategjitë tuaja lokale, investimet tuaja sociale dhe veprimet tuaja inovative, të cilat hapin rrugën drejt së ardhmes së Evropës. / bpe.al
*Fjala e komioneres së BE për Kohezionin dhe Reformat, Elisa Ferreira