Skip to main content

Organizuar nga ASPA dhe “Bashkitë për në Evropë, dhe koordinuar nga AKKSHI

Në datat 3 dhe 4 korrik 2023, është zhvilluar trajnimi me grupin e parë të bashkive që shprehën interesën për t’u bërë pjesë e Klinikës Trajnuese, organizuar nga ASPA & BPE dhe koordinuar nga AKKSHI.
Znj. Jolanda Trebicka, drejtuese e Projektit “Bashkitë për në Evropë” u shpreh se përfshirja në organizimin e këtyre lloj trajnimeve, e strukturave që menaxhojnë programet e Bashkimit Evropian në Shqipëri, është një vlerë e shtuar për Klinikat Trajnuese të këtij niveli.
Përfaqësuesja e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), Znj. Elda Bagucatheksoi se trajnime të këtij lloji kanë rezultuar të suksesshme, dhe dëshmi e kësaj është fakti që numri i aplikimeve ka ardhur duke u shtuar, gjë që është reflektuar më tej edhe në përfitimet e financimeve përmes projekteve fituese.
Znj. Mirela Muça, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Programit për Shqipërinë, e vlerësoi faktin e organizimit të trajnimeve me fokus bashkitë, si pjesë e strategjisë së AKKSHI-t për të rritur ndërgjegjësimin dhe rritjen e kapaciteteve, edhe të këtyre strukturave, për të shtuar pjesëmarrjen në Program. 
Pjesëmarrësit diskutuan gjerësisht dhe ndoqën rrugëtimin hap pas hapi, teknikalitetet që duhen patur parasysh në një thirrje të “Horizon Europe”, modalitetet e gjetjes se partnerëve, ushtrime praktike përfshirë regjistrimin në platforme etj., si dhe detyra për të ndjekur pas trajnimit.
Gjatë sesioneve u shkëmbyen edhe praktikat pozitive dhe frymëzuese nga bashkitë Përmet, Zj. Denisa Mamillo dhe Shkodër, Zj. Stela Mardusha, përfituese nga programi i mëparshem “Horizon 2020”.

Ky trajnim u mundesua nga ASPA dhe BpE nën koordinimin e AKKSHIt.
Bashkitë pjesëmarrëse në këtë grup ishin me përfaqësues nga Vlora, Kurbini, Selenica, Lushnja, Roskoveci, Bulqiza, Divjaka, Durrësi, Vora, Hasi, Kavaja, Delvina, Klosi, Shkodra, Gjirokastra, Tirana.