Këndi i Gjelbër, një kopsht unik!

  • Posted on: 30 June 2020
  • By: admin

Standardet dhe politikat mjedisore të rëna dakord në kuadër të Bashkimit Evropian shërbejnë si një pikë referimi edhe për Njësitë e Vetëqevrisjes Vendore
Problemeve të vjetra mjedisore mund t’u jepen zgjidhje, ndërkohë që mund të dalin probleme të reja, të cilat mund të përballohen vetëm, nëpërmjet bashkëpunimit të disa aktorëve.
Ky ka qenë synimi dhe rezultati i aktivitetit #KëndiGjelbër”/ Njësia e Integrimit Evropian - Patos .
Në bashkëpunim me #NdërmarrjenEGjelbërimit u mblodhën #gomat e makinave dhe u vendosën pranë #BanesaveSociale.
Sëbashku me #komunitetin e banesave sociale dhe të #rinjtë aktiv të #CDCIPatos, me mbështetjen e projektit “Bashkitë për në Evropë” u ngjyrosën gomat e u mbollën me lule dekorative dhe erëza që shërbejnë për gatim.
Kur komuniteti përfshihet në nismat lokale, qendrueshmëria e projekteve sado të vogla është e sigurt!
Riciklojmë, Dekorojmë, Veprojmë Gjelbër, Bashkëpunojmë!