Skip to main content
Submitted by admin on 16 October 2018

Në datën 7 Korrik 2018, Këndi i BE në bashkinë Kukës, ishte i pranishëm në fshatin Shishtavec, një vend me potenciale të madh qoftë bujqësor ashtu dhe turistik, si dhe i mirënjohur për kultivimin dhe cilësinë e patates.

Gjatë takimit, punonjësit e Këndit, ju ofruam banorëve të zonës njohuri të mjaftueshme mbi mundësitë për të pasur mbështetjen e Bashkimit Europian në fushën e bujqësisë nëpërmjet programit IPARD të tij. 

Temë tjetër që u prek gjatë këtij takimi, ishte dhe emigrimi i madh që ka prekur këtë zone, ndaj gjatë takimit, pati një debat të gjerë me banorët rreth zhvillimit të potencialeve turistike të zonës në nivel vendor dhe atë qëndror si nje fillim shprese për mos braktisjen e vendit