Skip to main content

Në ditën e mësuesit, Këndi i BE në Bashkinë Mirditë, zgjodhi të organizojë një bashkëbisedim me të rinj dhe të reja të qytetit të Rrëshenit dhe qendrave përreth, në lidhje me mundësitë që ofron Programi i Bashkimit Evropian Erasmus Plus. 

Aktiviteti i cili u titullua “Arsimi dhe Bashkimi Evropian” u zhvillua në sallën e Pallatit të Kulturës së qytetit, me një pjesmarrje të lartë nga shumë nxënës të shkollave të mesme të shoqëruar nga stafet pedagogjike të tyre, si dhe me prezencën e autoriteve vendore, Ministrisë së Arsimit, Koordinatorit të Këndit të BE në Bashkinë Mirditë, përfaqësues të projektit “Bashkitë për në Evropë” si dhe nga shoqata “Përtej Barrierave”. 

Z.Ndrec Dedaj, Kryetari i Bashkisë së qytetit i cili përshëndeti këtë takim,  u shpreh se : “Ne jemi të lumtur të kemi në bashkinë tonë një zyrë informimi të Bashkimit Evropian, e cila ndër të tjera është në dispozicionin tuaj për çdo gjë që dëshëroni të dini për BE, e për më shumë, në lidhje me Programin me të madh të saj të edukimit, Erasmus Plus”. Në takim ishte i pranishëm gjithashtu edhe Zëvendësministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, z.Shpat Kolgega, i cili në fjalën e tij, iu drejtua të rinjve me eksperiencën e tij personale si përfitues i një mundësie të Erasmus Plus, duke iu bashkuar si vullnetar këtij programi disa vite më parë. Më pas Koordinatorja e BE-së në Mirditë, Znjsh,Edona Daçi informoi të pranishmit mbi platformën eTwinning, një program i cili nxit bashkëpunimin e shkollave në Evropë përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit.

Ndërsa programi Erasmus Plus, dhe kryesisht bursat që ofrohen prej tij, shkëmbimet rinore si dhe komponentin e të rinjve në veprim të këtij programi e prezantoi Znj. Antonela Tomço nga organizata Përtej Barrierave.

Aktiviteti i sotëm në Mirditë shënjon një piktë të rëndësishme në funksionimin e Këndit të BE në këtë bashki, duke ofruar infromacion konkret dhe të detajuar për grupet e interesit të cilat targeton BE nëpërmjet projektit “Bashkitë për në Evropë”.