Skip to main content

Liria e shtypit në vendin tonë dhe Bashkimi Europian! Ku nis dhe ku përfundon pushteti i katërt? Sa respektohet sot kodi i etikes nga gazetarët. 

Kjo ishte tema e trajtuar sot në qytetin e Fierit në një debat me profesionistë dhe qytetarë, të organizuar nga projekti “Bashkitë për në Evropë” në bashkëpunim me këndin e BE si dhe bashkinë e këtij qyteti, në kuadër të ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit. 

Takimi u organizua në formën e referateve dhe të një bashkëbisedimi, pjesë e të cilit u bënë : Znj Dasara Dizdari nga ekipi i komunikimit në Delegacionin e BE në Shqipëri. Znj.Monika Stafa, Z.Urim Barjami si dhe Znj Alda Bardhyli; gazetarë më eksperiencë në Shqipëri.

Takimi u përshëndet nga Znj.Ernestina Halili nënkryetare e bashkisë Fier, e cila në fjalën e saj, theksoi rëndësinë që merr liria e shtypit edhe në procesin e monitorimit të punës së pushtetit vendor.

Në fjalën e saj, Znj. Dizdari u fokusua në disa prej gjetjeve të raportit të fundit të progresit të Komisionit Evropian në lidhje me lirinë e shtypit në Shqipëri, si dhe mundësite që ofron Bashkimit Evropian për zhvillimin dhe mbështetjen e medias në Ballkanin e perëndimit si dhe vendin tone.

Sakaq, gazetarët me eksperiencë,  Znj.Monika Stafa, Z.Urim Barjami si dhe Znj Alda Bardhyli, ndanë me të pranishmit, eksperiencën e tyre profesionale në ushtrimin e detyrës së gazetarit në Shqipëri si dhe sfidat me të cilat përballet ky profesion. 

Më tej, takimi mori formën e një bashkëbisedimi me gazetarë vendorë dhe të rinj e të reja që kishin ardhur në këtë ngajrje, në lidhje me sfidat e profesionit të gazetarit në Shqëpëri, kushtet e punës si dhe domsdoshmërinë e respektimit të standarteve ndërkombëtare dhe ato evropiane jo vetëm në procesin e raportimit por edhe në marrëdhëniet me pronarët e kompanive mediatike dhe pushtetin qëndror e vendor.  

 

Shënim 

Dita ndërkomëbtare e Lirisë së shtypit, është shpallur e tillë nga Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara në Dhjetor të vitit 1993, duke ndjekur rekomandimin e Konferencës së Përgjithëshme të UNESCO’s. Që prej asaj kohe, 3 Maji, pervetori i Deklaratës së Parisit ( mabjtur gjatë Seminarit për promovimin e Medias së pavarur dhe pluraliste aziatike),  përkujtohet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit. Kjo ditë është një mundësi e mirë për të: 

  • përkujtuar principet themelore të lirisë së shtypit;
  • levrësuar gendjen e lirisë së shtypit në mbarë botën;
  • mbrojtur meduan nga sulme të ndryshme ndaj lirisë së saj.
  • përkujtuar dhe nderuar gazetarë të cilat kanë humbur jetën në krye të detyrës.