Këndi i BE, aktivitete sociale dhe edukuese gjatë verës, për fëmijët e të rinjtë e Tropojës

  • Posted on: 20 August 2019
  • By: admin

Njësia e BE-së në Bashkinë e Tropojës në bashkëpunim me disa organizata lokale të shoqërisë civile (veçanërisht me fondacionin Mary Word Loreto), me vullnetarë të Korpusit të Paqes, disa vullnetarë lokalë dhe shkollën 9-vjeçare “Ali Podrimja” në Bajram Curri, organizuan për herë të parë në Tropojë një “Shkollë Verore” për të gjithë fëmijët e Tropojës nga mosha 9 - 18 vjeç. 

Shumë familje në gjendje jo të mirë ekonomike nuk kanë mundësi të dërgojne fëmijët e tyre për pushime verore dhe në këto kushte, ata nuk kanë hapësira të angazhohen në aktivitete zbavitëse, edukative dhe e relaksuese për moshen. Kjo shkollë verore erdhi si një mundësi për të gjithë fëmijët e Tropojës për aktivitete sociale-edukative gjatë verës. Sigurisht, që pjesë e aktiviteteve të shkollës verore ishin edhe aktivitete në lidhje me BE-në, si për shembull: Njohja me simbolet e BE-së (fëmijët vizatuan flamurin e BE-së; kënduam himnin e BE-së); Njohja me historinë e BE-së dhe fakte interesante për shtetet pjesë të BE-së; Diskutime të hapura mes nesh, si Koordinatorë Lokalë të BE-së dhe grupeve rinore për rolin e tyre; mbi vullnetarizmin dhe rolin e angazhimit të të rinjve dhe komunitetit,etj. Në këtë kuadër shkolla verore ofroi hapësira për aktivitete sociale, kulturore, edukative sportive, etj., për fëmijët në rrethin e Tropojës. Gjithashtu synimi ishte të rrisim kapacitetin e tyre, vete-vlerësimin, promovimin e talenteve dhe potencialeve që ata kanë.