Skip to main content
Submitted by admin on 30 July 2019

Kavajë, 9 maj 2019 - Në kuadër të javës së Evropë, Këndi i BE në Bashkinë e Kavajës organizoi eventin e përvitshëm, "Kupa e Evropës 2019". Ky aktivitet futbolli u organizua me pjesëmarrjen e shkollave 9-vjeçare të qytetit, si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe Sportit.

Finalja e Kupës u luajt ndërmjet shkollave 9-vjeçare “Mehmet Babamusta" dhe “Fiqiri Kurti". Në fund të aktivitetit, fituese u shpall shkolla “Fiqiri Kurti”.

Qëllimi i këtij aktivitetit ishte promovimi i vlerave sportdashëse të qytetit të Kavajës si dhe dëshira që kanë të rinjtë për të qenë pjesë dhe për t’u përfshirë sa më shumë në aktivitete rinore, por edhe informuese në lidhje me BE-në.