Java ndërkombëtare e mjedisit dhe ajo e rinisë gjejnë jehonë në Bulqizë

  • Posted on: 15 May 2018
  • By: admin

Vijojnë aktivitetet e këndeve të Bashkimit Evropian në të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Data 14 Maj 2018, shënjoi një aktivitetet shumë të rëndësishëm për qytetin e Bulqizës, pasi Këndi i BE-së atje, në bashkëpunim me projektin ‘Bashkitë për në Evropë’ dhe Bashkinë e qytetit, organizuan Javën Ndërkombëtare të Mjedisit dhe asaj të Rinisë në formën e një debati tematik të ndjekur nga një konkurs logjike dhe njohurish midis të rinjve.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të qeverisë qendrore, asaj vendore, organizata të shoqërisë civile të ndjekur nga një audiencë të gjerë e qytetit të Bulqizës. 
Në fjalën e hapjes Z. Melaim Damzi, Kryetar i Bashkisë Bulqizë, pasi përshëndeti të pranishmit, theksoi nevojën e një zhvillimi të qëndrueshëm të rajonit të Bulqizës, i cili ka një natyre jo vetëm te mrekullueshme por shumë të pasur e cila i ofron vendit, të ardhura tejet të mëdha. Ai theksoi se vëmendja në këtë qytet, duhet të shkojë tek përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve të Bulqizës duke shfrytëzuar me kujdes burimet natyrore të krahinës. Në vijim të fjalës së tij, Znj. Xheni Sinakolli, Task Manaxhere për Sektorin e Arsimit dhe Rinisë, pranë Delegacionit të BE në Shqipëri, renditi të gjitha nismat e Bashkimit Evropian në sektorë të ndryshëm në të gjithë Shqipërinë, prej nga ku mund të përfitojë edhe qyteti i Bulqizës e qytetarët e tij.
Z. Shpat Kolgega, Zv. Ministër i Arsimit dhe Rinisë u fokusua në fjalën e tij tek “Stazhet dhe arsimi në Bashkimin Evropian” duke sjellë për të pranishmit një informacion të bollshëm se si të rinjtë nga qyteti i Bulqizës mund të aksesojnë këto formime akademike e profesionale.
Më tej takimi vijoi me një sesion të gjerë pyetjesh dhe përgjigjesh midis të ftuarve në panel dhe audiencës, dhe përfundoi me zhvillimin e një konkursi të titulluar “Kampion Debati” midis të rinjve të qytetit. Tema e konkursit u fokusua tek disa çështje të rëndësishme si:

  • Pro dhe Kundër Integrimit të vendit në BE
  • Bashkimi Evropian sipas meje
  • Bashkia ime në Bashkimin Evropian.