Java e Tokës në Durrës

  • Posted on: 8 October 2018
  • By: admin

Në Javën ndërkombëtare të tokës, Këndi i BE në bashkinë Durrës, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës jopublike "Migjeni" organizuan një aktivitet me qëllim mbjellien e sa më shumë pemëve.

Për rjedhojë, së bashku dhe nën kujdesin e punëtorëve të ndërmarrjes së gjelbërimit të bashkisë së qytetit, të drejtuar nga ekipi I Këndit të BE në këtë qytet, ata mbollën nje sasi të konsiderueshme fidanësh në lagjen Nr 4 të qytetit, duke i dhënë asaj një imazh krejt ndryshe nga ai që ishim mësuar të shihnim deri tani.