Integrimi Evropian, tagër i profesionistëve

  • Posted on: 10 July 2020
  • By: admin

Nga Guxim ALIMANI

U bene 30 vite nga Levizja studentore e Dhjetorit ’90, qe politika nuk ka munguar nje dite e nje fushate pa permendur e pa u perbetuar per integrim e europianizim te vendit.

Me sllogane te njejta si ato per mireqenie, per uje e per drita, politika shqiptare gati e banalizoi kete aspirate thelbesore kombetare. Natyrisht ketij anti-misioni te politikes tone i ka ndihmuar dhe situata pankozmike, duke mos u fokusuar sa duhet ne thelbin e problemeve qe kane stopuar integrimin ne Shqiperi.

Verej me kenaqesi se hipokrizise politike po i vjen fundi. Evropa tashme eshte ndergjegjesuar dhe do te jete e rrepte me investimet e saj. Ato nuk do perkthehen me ne kredo te pamerituara per politiken e vjeter, por ne produkte te prekshme per bartesit e vertete te aspirates per t’u bere pjese e Unionit.

Nje shembull qe po ben vend eshte krijimi kohet e fundit i strukturave vendore te Integrimit Evropian. Keto Njesi tashme funksionojne ne 61 Bashki te vendit dhe po miretrainohen, per t’iu pergjigjur profesionalisht bashkekohesise se proçeseve integruese.

Komisioni Evropian me strukturat e tij jo vetem Diplomatike tashme po komunikon direkt me pushtetin vendor e qendror, duke i hapur rrugen implementimit te praktikave e mentalitetit europianist.

Nje program i financuar nga BE, me emrin “Bashkite per ne Evrope”, ka kohe qe po obligon pushtetin qendror e vendor te rregulloje me ligj ngritjen e strukturave te posaçme, ne menyre kapilare, per Integrimin. Jo vetem kaq por stafet e ketyre Njesive po trainohen sistematikisht dhe me intensitet qe jo vetem te aplikojne per fondet qe lançon BE, por po marrin rol monitorues te rrepte, sa i perket mireperdorimit te fondeve te dhena nga BE dhe donatoret.

Eshte ky program qe drejtohet nga znj.Jolanda Trebicka dhe nje staf shoqerues superprofesional po aq sa dhe idealist, qe po forcon bindjen se ne vendin tone ekziston jo vetem vullneti masiv nga baza per Integrimin, por edhe kapacitetet e duhura teknike dhe intelektuale.

Sa me shume te operojne te tille programe si “Bashkite per ne Evrope”, aq me real eshte plotesimi i kushteve per t’u integruar. Besoj se dhe sherbimi Diplomatik i BE -se ne Tirane po ndergjegjesohet se duhet nje komunikim e nderveprim direkt me celulat e pushtetit vendor si “thembra e Akilit”e Integrimit.