Skip to main content
Submitted by admin on 8 January 2019

Në datën 06 Gusht 2018 ndryshe nga herët e tjera, Këndi i BE-së i Bashkisë Mat u familjarizua akoma më shumë me qytetarët e këtij qyteti
Koordinatori i BE-së, përfshirë edhe Zv.koordinatorin, e këtij Këndi, morën nismën për të folur me qytetarët, duke ju shpërndarë atyre materiale dhe broshura në lidhje me Këndin, historikun e BE-së, migrimin e parregullt, dhe jo vetëm. 
Qëllimi i kësaj nisme ishte që Këndi i BE-së të fitojë popullaritetin e duhur në një qytet të vogël si Burreli, ku çdokush të ndihet i lirë për të pyetur dhe për të ditur gjithëçka në lidhje me BE. 
Qytetarët e pranishëm në këtë evetn, shprehën interes mjaft të lartë për t’iu bashkuar të gjitha nismave të ndërmara nga Këndi i BE në këtë qytet.