Histori nga vendi

Në datën 22 prill, në kuadër të Ditës ndërkombëtare së Tokës, Këndi i BE në Bashkinë e Kavajës zhvilloi aktivitetin me temë: "Një pemë për qytetin tënd". 

Gjatë këtij aktiviteti, Këndi i BE, në bashkëpunim me Drejtorinë e Sherbimeve Publike të Bashkisë së qytetit si dhe me pjesëmarrjen e  dhjetëra qytetarëve të ndryshëm u angazhuan në mbjelljen e një numri simbolik pemësh në zona të caktuara të qytetit si edhe në pastrimin e ambjenteve të ndryshme në rruget midis lagjeve të qytetit.

Në datë 31 Maj, në kuadër të Ditës Botërore Kundër Duhanit, Këndi i BE-së në Bashkinë e Kavajës në bashkëpunim me shkollën 9- vjecare "3 Dëshmorët" organizoi aktivitetin me temë " Ti themi STOP duhanit në shkollë". 

Në këtë aktivitet, Kordinatori Lokal I BE në këtë bashki, së bashku me mësuesen Elda Hoxha dhe mësues të tjerë të kësaj shkolle, u angazhuan në informimin e fëmijëve mbi pasojat e konsumimit te duhanit. 

Në kuadër të Ditës së Evropës me mbështetjen e projektit "Bashkitë për Evropën" të financuar nga BE, në datën 6 Maj 2018, Këndi i BE i bashkisë Fushë Arrës, organizoi një takim informues me disa nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare të Fushë-Arrëzit, "Pjetër Arbnori". 

Në këtë takim u prezantua historiku, themeluesit, simbolet dhe statistikat e BE-së. 

Në datën 16 Maj 2018, këndi I BE në bashkinë e Fushë Arrëzit organizoi një takim me fermerët e Njësisë Administrative Iballë, Bashkia Fushë-Arrëz, në të cilin u diskutuan rezultatet e analizës së tokës me synimin e informimit të komunitetit për të qënë më efikas se çfarë dhe kur të mbjellin tokat e tyre në mënyre që të kenë të korra më të mira dhe fitimprurëse. 

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me organizatën Agropuka. 

Në kuadër të "Javës së Evropës" në datën 11 Maj 2018, Këndi I BE në Fushë Arrëz, organizoi një sesion informimi rreth historikut dhe politikave të BE-së. 

Në këtë takim morë pjesë dy klasa të vitit të dytë të shkollës së mesme të qytetit.  

Në këtë takim morën edhe pjesë si dëgjues edhe përfaqësues të Bashkisë si dhe punonjës të Korpusit të Paqes në këtë qytet. 

Në kuadër të projektit me temë, "Ekstremizmi i Dhunës" i organizuar me presidenten e shoqatës, "Qendra e Këshillimit të Njerëzve me Aftësi të  Kufizuar," znj.Antonjeta Pera, në bashkpunim me stafin pedagohjik të shkollës së mesme të Fushë-Arrëzit, përfaqësues të zyrës së Çështjeve Sociale, dhe me koordinatorin e Këndit të BE në këtë bashki, u organizua një takim sensibilizues me nxënësit e kësaj shkolle mbi temën e lartëpërmëndur. 

Fokusi i këtij takimi ishin elemente të ndryshëm tematik mbi të drejtat e njeriut; e drejta sociale, civile, kulturore, fetare, barazia gjinore etj. 

Nisma e qeverisë shqiptare për reduktimin e qeseve plastike ka filluar të japë efektet e para edhe në bashkinë Fushë – Arrëz.

Në këtë kuadër, grupi i të rinjve të rrethit të studimit "Riciklimi Kreativ" në Fushë - Arrëz mbështetur nga “Agroapuka” dhe “We Effect”, dy organizata që veprojnë në këtë rajon.  në bashkëpunim me këndin e BE të këtij qyteti, ndërmorën një fushatë ndërgjegjësuese për eliminimin e qeseve plastike.

Ne date 19 Prill 2018, Koordinatori dhe zv/Koordinatori i Kendit te BE pranë Bashkisë Elbasan, zhvilluan një sesion informimi me Keshillin Rinor Elbasan në ambjentet e shkollës së mesme Vasil Kamami të këtij qyteti.

Në këtë takim, anëtaret e Këshillit Rinor Elbasan, njëkohësisht edhe nxënës të shkollave të mesme të ndryshme të qytetit u informuan mbi projektin Bashkitë për në Evropë, si dhe rrolin dhe funksionin e Këndit të BE në qytetin e Elbasanit.

Në datën 22 Prrill 2018, Këndi i BE në bashkinë Elbasan, në bashkëpunim me Këshillin Rinor të këtij qyteti, orgaznizuan një aktivitet me rastin e Ditës së Tokës. 

Aktiviteti filloi me një vizitë në fidanishten e Bashkisë Elbasan ku pjesëmarësit në këtë aktivitet morën informacion të detajuar neë lidhje me llojet e bimeve dhe luleve të shumëllojshme që kultivohen në parcelat e saj. 

Më tej, aktiviteti vijoi me përzgjedhjen e disa pemëve të cilat më pas u mbollën në një zone të qytetit të Elbasanit. 

Në datën 9 Maj 2018, me rastin e Ditës së Evropës, Këndi i BE pranë Bashkisë Elbasan zhvilloi një takim me nxënësit e klasës së 8-të të shkollës 9-vjeçare “Hamit Mullisi”. 

Në këtë takim u be një prezantim i përgjithshëm i Bashkimit Evropian si dhe rrolit të Këndit të BE. 

Një vëmëndje të veçantë gjatë këtij takimi iu kushtua emigracionit të paligjshëm si dhe respektimit të rregullave për levizjen e lirë në hapësirën Shengen.

Faqet