Histori nga vendi

Në kuadër të Javës së Europës, Këndi i BE në bashkinë Elbasan në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit, drejtorin e kulturës në bashki, z. Fatmir Musaj dhe studentët e letërsisë zhvilluan një tryezë diskutimi mbi ndikimin e autorëve elbasanas drejt orientimit evropian të Shqipërisë. Elbasani si një qytet i traditës dhe arsimit ka me se të krenohet në këtë drejtim. Mjafton të përmendim Dhaskal Todrin i cili ishte i pari që solli shkronjat e gjuhës shqipe nga Evropa dhe Kostandin Kristoforidhin që konsiderohet Babai i gjuhës shqipe.

Në datën 3 Maj, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Elbasan në kuadër të Javës së Evropës, organizoi kupën e volejbollit për shkollën e bashkuar “Ibrahim Bozhiqi”, në fshatin Qafë të Njësisë Administrative Labinot Mal.

Elbasan 26 Prill 2019 – Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Elbasan organizoi një seancë informuese mbi Bashkimin Evropian në fshatin Qafë, të Njësisë Administrative Labinot-Mal, rreth 35 kilometra larg qytetit te Elbasanit. Takimi u organizua në ambjentet e shkollës së mesme të bashkuar "Ibrahim Bozhiqi", ku ishin të pranishëm të gjithë maturantët e kësaj shkolle.

LUSHNJE, 13 MAJ 2019 – Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Lushnje organizoi një recital  në kuadër të Javës së Evropës, me fëmijët e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve të qytetit.

Në aktivitetin muzikor të realizuar në formën e një recitali, ishin të pranishëm Koordinatorët e Njësisë së Integrimit Evropian të Bashkisë Lushnje, mësues nga Qëndra Kulturore e Fëmijëve, prindër të fëmijëve, si dhe përfaqësues të Bashkisë.

Kavajë, 9 maj 2019 - Në kuadër të javës së Evropë, Këndi i BE në Bashkinë e Kavajës organizoi eventin e përvitshëm, "Kupa e Evropës 2019". Ky aktivitet futbolli u organizua me pjesëmarrjen e shkollave 9-vjeçare të qytetit, si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe Sportit.

Finalja e Kupës u luajt ndërmjet shkollave 9-vjeçare “Mehmet Babamusta" dhe “Fiqiri Kurti". Në fund të aktivitetit, fituese u shpall shkolla “Fiqiri Kurti”.

VLORE, 9 MAJ 2019 - Në kuadër të Ditës së Evropës Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të qytetit, zhvilloi një aktivitet festiv me nxënës të shkollave 9-Vjeçare të Bashkisë Vlorë.

Aktiviteti u zhvillua në dy pjesë.

VLORE, 6 MAJ 2019 - Në kuadër të Javës së Evropës, u zhvillua, në Vlorë, aktiviteti “Bashkia e të rinjve”, ku të rinj nga shkollat e qytetit janë shndërruar për një ditë në përfaqësues të qytetarëve, duke u bërë anëtarë të Këshillit Bashkiak.

Maliq, 9 Maj 2019 - Në kuadrin e javës evropiane, Njësia për Integrimin Evropian dhe Koordinimin e Ndihmës së Huaj në Bashkinë Maliq, organizoi aktivitetin "Bashkia e të Rinjve". Për një ditë, të rinjtë e qytetit të Maliqit janë shndërruar në këshilltarë të Bashkisë.

Aktiviteti me gjimnazistët ekselentë të gjimnazit “Skënderbeu” të Maliqit, janë mbledhur në sallën e këshillit bashkiak, aty ku për një ditë ishin ata që I kishin frenat e vendim-marrjes.

Në kuadër të Javës së Evropës, Këndi I BE pranë Bashkisë Durrës zhvilloi një aktivitet me fëmijë në mjediset e “Shoqatës për Trashëgimi dhe Edukim”, ku kanë marrë pjesë fëmijë të klubit të librit.

Aktiviteti është realizuar në formën e një udhëtimi imagjinar nëpër disa qytete të vendeve të Bashkimit Evropian.

Duke lexuar tregime prej librit “Misteret e yjeve të arta”, fëmijët janë ndalur në gjithësecilin prej tyre, duke bërë pyetje dhe kërkuar më shumë informacion për cilindo qytet që përmendej, të veçantat e atij qyteti, historinë, shtetin të cilit i përkiste etj.

KËSHILLTARË PËR NJË DITË!

PATOS, 9 MAJ - Me rastin e Ditës së Europës, Njësia për Integrimin Europian dhe Ndihmë e Huaj pranë Bashkisë Patos, organizoi me të rinjtë më të mirë të gjimnazeve të qytetit një mbledhje të simuluar të Këshillit Bashkiak të qytetit. Të pranishëm ishin Kryetare e Bashkisë, Kryetari i Këshillit dhe Sekretari të cilët u shpjeguan të rinjve "këshilltarë" organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak, rolin që kanë qytetarët në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe rëndësinë që ka informimi i komunitetit mbi veprimtarinë e Këshillit.

Faqet