Histori nga vendi

Në kuadër të Javës së Europës 2019, Këndi i BE-së, Bashkia Poliçan, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve organizuan aktivitetin "Këngët e Europës".

Fëmjët e Poliçanit, jo vetëm kënduan, recituan, krijuan dialogje por edhe performuan kërcime me muzikë europiane.

Nën tingujt e Himnit të Evropës në gjuhën shqipe, fëmijët kanë shoqëruar mesazhet e shumta që janë dhënë për integrimin evropian të Shqipërisë.

VLORE, 27-28 MAJ 2019: Seria e trainimeve që është duke zhvilluar ekipi i Projektit “Bashkitë për në Evropë” në kuadër të Fazës së II të këtij projekt, ka vijuar në qytetin e Vlorës, ku përgjegjësit e Njësive të Koordinimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në 10 bashki, janë trainuar për dy ditë me radhë, në lidhje me çështje që i përkasin Raportimit të projekteve të financuara nga  dhe komunikimit.

LUSHNJE, 28 MAJ 2019 – Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Lushnje organizoi një aktivitet sportive dhe kulturor me pjesëtarë të nxënës të shkollës Bubullimë dhe Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lushnje.

Në takim ishin të pranishëm nxënës të shkollave të Njësisë Administrative Bubullimë, si dhe ëmijë të Qëndrës Kulturore të Fëmijëve Lushnje.

Elbasan, 9 Maj 2019 Me rastin e Ditës së Evropës, nën kujdesin e Njësisë për Integrimin Evropian dhe Ndihmës së Huaj, Bashkia Elbasan hapi dyert për të rinjtë e qytetit duke u mundësuar atyre të drejtonin bashkinë për një ditë.

Këndi i BE pranë Bashkisë Divjakë, me koordinatore znj.Besjana Alcani organizuan me të rinjtë e Bashkisë aktivitetin me temë "Bashkia e të Rinjve". Ky aktivitet u organizua në mjediset e këshillit bashkiak dhe përgjatë gjithë kohëzgjatjes së takimit, këshilli bashkiak mori dimensione krejt të ndryshme jo vetëm për moshën e këshilltarëve, por edhe për mënyrën e shtrimit të problematikave, dhënies së sugjerimeve dhe vizionit të projektuar për të ardhmen e vendit.

Këndi i BE në Bashkinë Korçë, në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e Javës së Evropës, ka zhvilluar edhe dy evente, që kanë patur në fokus pikërisht informimin dhe angazhimin qytetar, si vlera të përbashkëta evropiane.

Në Javën Europiane të Rinisë, të rinjtë e qytetit të Korçës kanë kaluar një ditë pranë të moshuarve të Qendrave të Moshës së tretë në qytet.

Nën temën “Evropa e solidaritetit”, Këndi i BE Bashkia Korçë, me mbështetjen e projektit Bashkitë pēr në Europë, si dhe me pjesëmarrjen e të rinjve të Qendrës Rinore, organizuan një aktivitet njëditor, ku në qendër ka qenë solidariteti me më të moshuarit dhe kujdesi për njerëzit e moshës së tretë.

16 MAJ 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Kolonjë, në bashkëpunimin me drejtuesen e Njësisë homologe në Bashkinë Përmet, në kuadër të Javës së Evropës, organizoi një seancë informuese me të rinjtë e Kolonjës për programin Erasmus+.

17 MAJ 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Devoll, në bashkëpunimin me drejtuesen e Njësisë homologe në Bashkinë Përmet, në kuadër të Javës së Evropës, organizoi një seancë informuese me të rinjtë e Devollit për programin Erasmus+.

Në këtë takim morën pjesë rreth 20 nxënës ekselentë të gjimnazit të qytetit. Fillimisht u zhvillua një diskutim i hapur me të rinjtë mbi Bashkimin Europian dhe proçesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Të rinjtë ishin disi të informuar për këto tema por jo plotësisht.

Këndi i BE pranë Bashkisë Finiq me koordinator z. Gjergji Mano organizoi në kuadër të Javës së Evropës një bisedë me fokus Bashkimin Evropian, institucionet e tij, si edhe marrëdhënien e Shqipërisë me BE gjatë procesit të integrimit evropian të vendit. Aktiviteti u zhvillua në mjediset e shkollës së mesme “Lefter Talo” të Livadhjasë, me pjesëmarrjen e nxënësve, nën kujdesin e mësueseve Erlonda Biro dhe Majlinda Mavro.

Faqet