Histori nga vendi

Në datën 06 Qershor 2018, Koordinatorja e Këndit të BE në Bashkinë Kurbin realizoi një aktivitet promovues rreth Këndit të BE-së në këtë qytet  me nxënës të klasës së VIII, në shkollën nr.3 Laç,Kurbin. 
Perveç njohjes me Këndin e BE-së, nxënësit trajtuan si temë Kushtet e Proçesit të Integrimit të Shqipërisë në BE. 
Njëkohësisht ata u njohëm edhe me disa nga punimet e nxenësve të nryshëm të qytetit, realizuar me këtë tematikë.

Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare po implementojnë projektin “Bashkitë për në Evropë”. Ky është një projekt që po implementohet në 61 bashkitë e Shqipërisë, me mbështetjen e 61 koordinatorëve lokal të BE-së. Objektivi i përgjithshëm i projektit është forcimi i kapaciteteve qeverisëse të bashkive në lidhje me çështjet e BE-së, si dhe informimi i qytetarëve shqiptarë dhe administratave lokale në Shqipëri, rreth informacionit në lidhje me BE-në, politikat dhe programet e saj.

Në datën 31 Janar 2018, Këndi I BE në bashkinë Kukës, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit organizuan aktivitetin me temë “Ditës Evropiane të Pemës”.
Qyteti i Kukësit ruan në traditën e lashtë dhe të pasur etnokulturore të tij, kultin e Pemës, të cilin e ka veshur me domethënie të veçanta dhe me një simbolikë të pasur e cila përcjell njerëzit dhe shoqërinë në aktivitetet më të rëndësishëm të jetës së tyre.

Faqet