Histori nga vendi

Më datë 31Maj 2018, Bashkia Durrës zhvilloi dëgjesën publike në kuadër të PBA 2019-2021 për Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit (drejtori kjo e cila ka në përbërjen e saj Sektorin e Politikave të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, që shërben edhe si zyra që merret me aplikimin dhe implementimin e projekteve IPA Crossborder dhe Transnacional  që nga viti 2011).

Më datë 2 qershor, 2018, Departamenti i Drejtësisë në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) organizoi konferencën shkencore me temë: “Miradministrimi si dimension i rëndësishëm në integrimin drejt Bashkimit Europian”.

Nxënësit e klasës së 3-të të Bashkisë Durrës vunë në skenë botimin me titull "Aventurat e Xhulias dhe Stivenit". shfaqja u dha fillimisht për nxënësit e shkollës jopublike "Migjeni" në këtë qyetet. 

Duke parë suksesin që pati shfaqja, këndi i BE-së Durrës në bashkëpunim me këndin e BE-së Kamëz mundësuan venien në skenë të kësaj shfaqieje edhe për nxënësit e shkollave 9-vjecare të qytetit të Kamzës. 

Në datën 20 Mars 2018, gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak të kësaj Njësie të Qeverisjes Vendore, Këndi i BE në këtë bashki, prezantoi përpara anëtarëve të këtij këshilli këndin e BE të ngritur së fundëmi në Dropull.

Gjatë këtij prezantimi, anëtarët e Këshiilit u njohën me rrolin dhe detyrat e Këndt të BË si dhe me aspektet përfituese të vetë bashkisë nga prezenca e tij në këtë qytet.

Në kuadër të javës evropiane, Këndi I BE në bashkinë Dropull, në bashkëpunim me “Europe House” – Shtepinë e Evropës në Tiranë, organizuan “Forumin qytetar”.

Ky forum, u drejtua nga përfaqësus të Delegacionit të BE në Shqipëri, Kryetari I Bashkisë Dropull si dhe Konsulli I Përgjithëshëm I Republikës së Greqisë në Gjirokastër Z. Vasilios Tolios.

Me mbështetjen e Këndit të BE, në datën 17 Maj 2018, Bashkia Dropull realizoi ceremoninë e hapjes së sezonit turistik për këtë qytet.

Ky aktivitet pati në qendër të vëmëndjes promovimin e gastronomisë tradicionale tyë rajonit, kultiurës dhe trashëgimisë kulturore të zonës.

Si një bashki minoritare e një vëndi anëtar të BE, Këndi i BE, jo vetëm që realizoi një përfaqësim dinjitoz me një stendë të hapur për publikun, por ofroi një informacion të gjerë mbi BE, nisur nga pyetje të ndryshme të qytetarëve gjatë vizitave në stendë.

Kendi i BE në bashkinë Dibër organizoi në datën 5 Mars 2018 aktivtetin me temë ; “Mësojmë për Bashkimin Evropian" me nxënësit e Shkollës “Irfan Hajrullai” të Peshkopisë.

Aktiviteti u zhvillua në ambjentet e kësaj shkolle.

Në këtë aktivitet, në të cilin morën pjesdë shumë nxënës të kësaj shkolle, Koordinatori i Këndit të BE-së së në këtë bashki, së bashku me zv koordinatorin, bënë një prezantimin të shkurter rreth librit “Misteri i Yjeve të Arta” si dhe një prezantim në lidhje me Bashkimin Evropian, historikun e tij që prej krijimit e deri në ditët e sotme. 

Në datën 10 Maj 2018, në kuadër të Javës Evropiane, Këndi i BE-së në bashkinë Dibër zhvilloi aktivitetin me titull “Zëri im në Planifikimin e Qytetit”.

Të rinjtë e qytetit të Peshkopisë, të cilët janë pjesë edhe e Forumit Rinor të qyetit, shprehën idetë e tyre rreth mundësive që mund t’u  ofrohen atyre nga admnistrata vendore në lidhje me nismat dhe iniciativat që ata kanë për zhvillimin e qytetit. 

Gjatë këtij aktiviteti u diskutua rreth qytetarisë aktive dhe se si të rinjtë mund të luajnë një rol më aktiv në jetën sociale, kulturore, dhe sportive të qytetit.

Në datat 24 – 25 Maj Këndi BE Dibër iu bashkua trajnimit 2 ditor rreth skemave mbështetëse të programit IPARD II, organizuar nga CBS, me fokus sipërmarjet në fushën e agrobiznesit  në rajonin e Dibrës. 

Në këtë trajnim sipërmarësit u informuan mbi financimet alternative që ofrohen nga fondet e BE për fermerët lokalë si dhe procedurat e aplikimit për aksesimin e këtyre fondeve.

Këndi i BE Dibër, në datën 17 Qershor 2017, iu bashkua Panairit Rajonal të Punës,  pjesë e të cilit ishin mësues, nxënes, qytetarë, feremrë, sipërmarës si dhe autoritetet vendore, të cilët shprehën interes rreth Kendin të BE në ëtë qytet, informacioneve dhe mundësive që ai ofron. 

Gjatë këtij panairi pjesmarrësit u informuan rreth mundësive, emigracionit të parregullt, Erasmus + dhe programit IPARD II, të cilat u mundesuan për të pranishmit nga eksperte vendas të thirur në këtë aktivitet nga Këndi i BE së këtij qyteti. 

Faqet