Histori nga vendi

Në datën 15 Maj 2018, Këndi i BE-së në bashkinë Klos organizoi një aktivitet me nxënës të Shkollës 9-Vjeçare Klos mbi Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Fillimisht u organizua një prezantim mbi këtë ditë nga koordinatorja Lokale e BE-së. Përmes posterave, këshillave dhe interpretimeve të nxënësve të shkollë 9-vjeçare   u trasmetuan mesazhe mjaft të qarta, domethënëse për rëndësinë, vlerat dhe domosdoshmërinë që ka “Familja’.

Nxënësit shprehën mendimet e tyre mbi familjen dhe problemet e saj.

Në datën 23 Maj 2018 koordinatorja e Këndit të BE-së në bashkinë Klos, organizoi një aktivitet në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të qytetit.

Në fillim të aktivitetit u prezantua Këndi i BE në këtë qytet. Prezantimi shërbeu si një fillesë njohurish në lidhje me mënyrën e trajtimit të personave më aftësi të kufizuara në territorin e vendeve anëtare të bashkimit Evropian si dhe mundësitë që të verbërit me shikim të munguar tërëssiht apo të pjesëshëm kanë në këto vende. 

Në datën 04 Qershor 2018, Koordinatorja e BE-së në Bashkinë Klos, organizoi një aktivitet me nxënës të shkollës së mesme “Shaban Çollaku“ të këtij qyteti, me temë “Migrimi i Parregullt”, takim i cili shërbeu edhe për të promovuar Këndin e BE në këtë qytet.  

Gjatë takimit nxënësit patën mundësi të informohen në lidhje me migrimin e rregullt dhe mënyrave të udhëtimit për moshat 12-18 vjeç në vendet anëtare të BE. Ata gjithashtu u informuan në lidhje me mundësitë që ofron BE në fushën e punësimit  dhe arsimimit 

Në datën 19 Korrik 2018, Këndi i BE në bashkinë Klos organizoi një takim me fermerët e këtij qyteti

Në këtë takim u diskutua jo vetëm për liçensimin, standartet dhe cilësinë e produkteve që prodhohen nga fermerët e Bashkisë së Klosit, por edhe për ndryshimin mes standarteve të BE-së, dhe prodhimeve të fermerëve të kësaj bashkie. 

Në datën 13 Prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë e Kavajës zhvilloi një sesion informimi me “Grupin Rinor” të Kavajës me temën " Prezantimi i Këndit të BE dhe i Programit Erasmus". 

Gjatë këtij takimi, anëtarët e këtij grupi u njohën me Këndin e BE në qytetin e Kavajës, funksionet dhe detyrat e Kordinatorit Lokal të këtij Këndi, si dhe u njohën me mundësitë që ofron ky Kënd për interesat dhe njohuritë e tyre. 

Në datën 22 prill, në kuadër të Ditës ndërkombëtare së Tokës, Këndi i BE në Bashkinë e Kavajës zhvilloi aktivitetin me temë: "Një pemë për qytetin tënd". 

Gjatë këtij aktiviteti, Këndi i BE, në bashkëpunim me Drejtorinë e Sherbimeve Publike të Bashkisë së qytetit si dhe me pjesëmarrjen e  dhjetëra qytetarëve të ndryshëm u angazhuan në mbjelljen e një numri simbolik pemësh në zona të caktuara të qytetit si edhe në pastrimin e ambjenteve të ndryshme në rruget midis lagjeve të qytetit.

Në datë 31 Maj, në kuadër të Ditës Botërore Kundër Duhanit, Këndi i BE-së në Bashkinë e Kavajës në bashkëpunim me shkollën 9- vjecare "3 Dëshmorët" organizoi aktivitetin me temë " Ti themi STOP duhanit në shkollë". 

Në këtë aktivitet, Kordinatori Lokal I BE në këtë bashki, së bashku me mësuesen Elda Hoxha dhe mësues të tjerë të kësaj shkolle, u angazhuan në informimin e fëmijëve mbi pasojat e konsumimit te duhanit. 

Në kuadër të Ditës së Evropës me mbështetjen e projektit "Bashkitë për Evropën" të financuar nga BE, në datën 6 Maj 2018, Këndi i BE i bashkisë Fushë Arrës, organizoi një takim informues me disa nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare të Fushë-Arrëzit, "Pjetër Arbnori". 

Në këtë takim u prezantua historiku, themeluesit, simbolet dhe statistikat e BE-së. 

Në datën 16 Maj 2018, këndi I BE në bashkinë e Fushë Arrëzit organizoi një takim me fermerët e Njësisë Administrative Iballë, Bashkia Fushë-Arrëz, në të cilin u diskutuan rezultatet e analizës së tokës me synimin e informimit të komunitetit për të qënë më efikas se çfarë dhe kur të mbjellin tokat e tyre në mënyre që të kenë të korra më të mira dhe fitimprurëse. 

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me organizatën Agropuka. 

Në kuadër të "Javës së Evropës" në datën 11 Maj 2018, Këndi I BE në Fushë Arrëz, organizoi një sesion informimi rreth historikut dhe politikave të BE-së. 

Në këtë takim morë pjesë dy klasa të vitit të dytë të shkollës së mesme të qytetit.  

Në këtë takim morën edhe pjesë si dëgjues edhe përfaqësues të Bashkisë si dhe punonjës të Korpusit të Paqes në këtë qytet. 

Faqet