Histori nga vendi

Në kuadër të Javës së Evropës Njësia për Koordnimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj së Bashkisë Kurbin  në bashkëpunim me shkollën 9-vjecare Nr.3 Laç-Kurbin solli dy projekte kurrikulare: 

LIBRAZHD, 9 MAJ 2019 - Në Ditën e Evropës, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihma e Huaj pranë Bashkisë Librazhd në bashkëpunim me kabinetin e Kryetarit, organizuan takimin midis Bordit Rinor dhe Vendim-marrës e drejtorë në bashki.

Takimi u hap me një prezantim të përgatitur nga Koordinatorja e Bordit Rinor dhe Kabineti i Bashkisë, në lidhje me Bashkimin Evropian, demokracinë sociale dhe politikat për të rinjtë. Tematikë e rëndësishme ishte edhe zhvillimi i qëndrueshëm social parë në kornizën e pushtetit vendor.

Përmet, 9 maj 2019- Njësia për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, në kuadër të Ditës së Europës shpërndau broshura dhe fletëpalosje mbi Bashkimin Europian.

Më 9 maj, në ambjentin e jashtëm të Qëndrës Multifunksionale, atje ku ndodhet edhe Këndi i Bashkimit Europian në Përmet, u vendos një stendë me broshura dhe fletëpalosje të ndryshme mbi Bashkimin Europian.

Drejtuesja e Njësisë së Integrimit u shpjegoi të interesuarve kuptimin dhe rëndësinë e kësaj dite duke theksuar dhe rolin e Këndit të BE-së.

TROPOJE 08 MAJ -  Kryetarët e senateve të shkollave të Tropojës, mësues, koordinator të qeverive të nxënësve, dhe drejtues të shkollave u mblodhën në një seancë diskutimesh dhe debati, në mjediset e Këshillit Bashkiak të qytetit të Tropojës, tema qëndrore e të cilës ishte: “Na dëgjoni edhe ne!”

Kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Imer Hoxha dhe Zv/kryetarja e Bashkisë, znj. Feride Rrahmanaj, ishin gjithashtu të pranishëm jo vetëm për të përshëndetur takimin, por edhe për të marrë pjesë aktivisht në diskutimet me të rinjtë e qytetit.

Përmet, 12 PRILL 2019. Komisioni i Integrimit zhvilloi ditën e premte, mbledhjen e rradhës në Përmet. Njësia për Kordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, asistoi në organizimin e takimit.

Përvec  anëtarëve të Komisionit, prezentë ishin edhe përfaqësues nga institucionet lokale, (Bashkia, Zyra Arsimore, shkollat etj) institucionet rajonale (prefektura dhe qarku), anëtarë aktivë të komunitetit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj.

Bashkia Kurbin, 19 Prill 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Kurbin, organizoi një sesion informimi me nxënës të Gjimnazit Milot në Njësinë Administrative.

Në këtë takim, të pranishëm ishin mësues, nxënës të vitit të III-të shkollor, si dhe psikologia e shkollës. 

Në datën 22 Prill, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Gramsh, në bashkëpunim me Korpusin e Paqes dhe Këshillin Rinor Gramsh, organizuan një aktivitet ndërgjegjësues ku të rinj të qytetit mbollën lule në sheshin e qytetit si edhe shpërndanë disa informacione në komunitet, në lidhje me mënyrat se si mund të kontribuojmë në mbrojtjen e tokës dhe mjedisit tonë. 

Në kuadër të 22 Prillit, "Ditës Ndërkombëtare të Tokës", në ambientet e Qendrës së Artit "Vaçe Zela", Njësia e Integrimit Europian, Bashkia Lushnje organizoi një aktivitet me temë: "Bëhu dhe ti miku i Tokës".

Në këtë aktivitet u zhvillua një konkurs pikture, ku morën pjesë nxënës nga 35 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Lushnjes.

07 MAJ 2019 – Në kuadrin e aktiviteteve që Njësitë e Koordinimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj po zhvillojnë në të 61 Bashkitë e vendit, me rastin e Javës së Evropës, Bashkia Mat ka organizuar një takim me temë: “Bashkia e të Rinjve”.

PUKË, 7 Maj 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Pukë, në bashkëpunim me Europe House organizuan takim dialogues, me temë “Europe goes back to school” - The poëer of youth”, i cili u zhvillua në ambientet e e shkollës se mesme Sabah Sinani të qytetit.

Faqet